
Inceneratorët janë një aferë korruptive që fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe vjen në Tiranë, rreth 480 milionë dollarë kontrata, ndërkohë që shifra pretendohet të jetë gati dyfish më e lartë.
SPAK ka dërguar në gjykatë inceneratorin e Elbasanit, pritet të dërgohet Fieri, ndërkohë që ende nuk ka dhënë asnjë shenjë për Tiranën, megjithëse në një dalje të tijën mediatike, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se ishte i kujdesshëm për të zbuluar kush qenë aksionerët e vërtetë të kompanisë dhe i trembej një Arbitrazhi.
Në fakt, mjafton të shikojmë akuzën e ngritura së fundi nga SPAK për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe bashkëpunëtorët e tyre, përfshi këtu dhe ish-ministrin Koka dhe ish-sekretarin e tij Alqi Bllako, për të kuptuar se SPAK po ndihmon, për të mos thënë se ka patur një marrëveshje të bërë brenda saj apo në nivelet e larta të politikës, për të ndihmuar personat e akuzuar.
Mjafton të bësh një përllogaritje të thjeshtë. Në të gjitha akuzat e ngritura, të cilat ishin me 5, 7 apo 8 vite, as aritmetika nuk funksionon mirë te SPAK, por ia bashkojnë këto vite dhe kërkojnë thjeshtë dhe vetëm 10 vite burg. Kërkojnë 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar shkojnë në 6.8 vite.
Personat kryesorë, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja ndodhen në Vjenë, nga ana tjetër Klodian Zoto vjen vërdallë netëve të Tiranës apo periferive të saj, e në rast se këta persona dënohen deri në fund me kërkesën e bërë nga SPAK-u në gjykatë apo diçka më pak dhe nëse për 10 vite nuk kapen, këta konsiderohen si njerëz të lirë, sikur nuk janë të dënuar dhe nuk do të vuajnë asnjë ditë burg.
Për më tepër, do vazhdojnë të marrin milionat e eurove të inceneratorëve dhe t’i kenë në xhepat e tyre.
Pra, në rast se Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto dënohen në më pak se 10 vite dhe për 10 vite dhe ata nuk arrestohen, nuk dërgohen për të vuajtur dënimin, siç po ndodh që po kërkojnë strehim politik në Vjenë, apo po përpiqen të kenë mburoja të tjera, duke gjetur kleçka të tjera ligjore duke jetuar në Europë, pas kalimit të viteve të plota, sipas kërkesës së bërë nga SPAK-u, personat janë qytetarë të lirë.

Pra, dënohen me burg formalisht në Shqipëri, qëndrojnë dhe jetojnë në mes të Europës, siç është rasti i Mirelit dhe Stelës në Vjenë dhe në fund, pas 10 vitesh, në rast se nuk kapen janë qytetarë të lirë, vazhdojnë të marrin paratë e inceneratorëve dhe të trashëgojnë milionat e eurove pasuri të vëna nga taksat e shqiptarëve të varfër, nga afera dhe korrupsioni i inceneratorëve. Do vazhdojnë të paguajnë media e bëjnë shantazh nëpërmjet tyre drejtësisë.
Ky është një nga rastet flagrante, ku qartazi duket se SPAK dhe prokurorët e tij ose kanë marrë një urdhër politik, ose kanë bërë një marrëveshje me palët që gjithçka të mbyllet me kaq.
Kjo sepse së pari nuk është ngritur akuza e një grupi të strukturuar kriminal, pasi kemi të bëjmë me të njejtët persona që shkojnë sa në Elbasan, në Fier, shfaqen dhe në Tiranë, por akuza për grup të strukturuar kriminal nuk është bërë dhe nga nenet e kërkuara gjithçka është mbajtur në minimum edhe me gjykim të shkurtuar që këta njerëz të shpëtojnë, do dënohen formalisht, nuk do të bëjnë asnjë ditë burg. Gjithçka një farsë.
Me kalimin e viteve mbarojnë afatet ligjore dhe janë qytetarë të lirë me çantat dhe thasët me para nga taksat e shqiptarëve, me ato para sigurisht jetojnë në Vjenë, në Europë si pashallarë ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë i paguajnë ditë pas dite me miliona e miliona euro./ CNA.al
Blendi Fevziu u është përgjigjur ofendimeve të Arjan Ç...
Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar një turp kolektiv m...
Ekspertja e Komunikimit, Jonila Godole, ka reaguar ashpër ...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe min...
Shoqata e Himariotëve u ka bërë thirrje bashkëkombësve të ...
Drejtori i OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi stra...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka luajtur sërish rolin...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zbardh...
Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona për vepra...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka bërë me dije se ka paraq...
Sot, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është pa...
Mirel Mërtiri është konsideruar shpesh në media si “njeriu...
Nesër fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave a...
Ashtu si gjykata e Vlorës, edhe GJKKO vendosi masën e ...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Ulet numri i nxënësve në arsimin bazë, parauniversitar dhe...
Pandi Gjiza është një personazh ikonik në qytetin e Ko...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë s...
Sot në Shqipëri u zhvillua stërvitja e përbashkët shumëkom...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arbe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...