Gazetarja Anila Basha, dikur një bashkëpunëtore e Carlo Bollino-s, kohë më parë ka bërë një shkrim të gjatë me shumë pyetje, për disa kompani drejtuar Carlo Bollino-s, botuesit, që pretendon se është një gazetar i ndershëm, megjithëse dendet në koncensione nga qeveria dhe 3 VKM që japin truall për të ndërtuar televizionin, të marrë me qira 1 euro.
Anila Basha ka renditur me dhjetëra fakte dhe pyetje direkte drejtuar Carlo Bollino-s.
Ky i fundit ende nuk është përgjigjur publikisht për shumë nga këto çështje, që duket se janë çështje penale, por ka zgjedhur të sulmojë dhe të mbajë në strehën e tij gazetarin gjobaxhi, Adriatik Doçi, i cili është nën hetim nga prokuroria, pasi në një audioregjistrim ai fliste për gjobëvënie, shantazhe ndaj mediave dhe deri te përfshirja e kryeministrit.
Skemat janë të qarta. Adriatik Doçi strehohet te Carlo Bollino, te “Shqiptarja.com”, por ai punon pastaj nëpërmjet “Prapaskenës” për të sulmuar biznese për interesa kriminale financiare, ashtu siç deklaronte në audiopërgjimin e tij.
Carlo Bollino ende nuk u është përgjigjur pyetjeve të Anila Bashës dhe vazhdon të heshtë. Megjithëse më shumë sesa gazetar, ai është një oligark në media që merr para pafund nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet skemave të tij, siç ishte ai rasti i denoncuar pak kohë më parë në lidhje me një kompani, e cila kishte fituar një tender 1 milion dollarë dhe më pas me kontraktim kishte kaluar paratë te Carlo Bollino.
Një akuzë, e cila pritej që të çohej në SPAK atëherë nga opozita, por nuk është çuar dhe në ditët e ardhshme pritet që të ketë një kallëzim ndaj shtetasit Carlo Bollino, në strukturën e SPAK-ut, në lidhje me tenderat e fituar prej tij dhe pronat që ai ka marrë, kontratat me shtetin etj.
Do të ishin thelbësorë, investigimi dhe zbardhja e pyetjeve të Anila Bashës në SPAK apo tenderave që ka marrë Carlo Bollino në shtet, paratë dhe si kanë qarkulluar ato, sepse në fund do të vërtetohej dhe konfirmohej se si një media, pronari i saj, merr para publike, përveçse koncensione, tendera, ndërton me skema dhe skenarë, përdor dhe nga ana tjetër gazetarët, të cilët dhe i mohon dhe i shet e kur dalin dhe kapen duke vënë gjoba i merr e i fut nën sqetull dhe i quan marrëdhënie tregtare.
Në SPAK do të çohen të gjithë tenderat e fituar nga Carlo Bollino dhe paratë që ky i fundit ka marrë nga taksat e shqiptarëve. CNA.al po sjell një pjesë të materialit të shkruar nga Anila Basha, si dhe gjithashtu do të sjellë edhe kallëzimin që është përgatitur ndaj Carlo Bollino-s, i cili publikisht ftohet të shkojë në SPAK dhe të rrëfehet, të bashkëpunojë me drejtësinë se ndoshta përfiton dhe ulje për bëmat dhe gjëmat e tij.
Nuk do të ketë Doç gjobaxhi që mund ta shpëtojë Carlo Bollino-n nga hetimi i plotë i të gjitha parave, skemave të tij, të cilat askush deri më sot nuk i ka çuar në SPAK.
Njëherë e mirë dhe për të treguar se Carlo Bollino është gazetar apo është një biznesmen i paguar nga paratë e taksave të shqiptarëve, bashkëpunëtor i kompanive të inceneratorëve, përfitues i fondeve publike dhe koncesionëve nga ana tjetër dhe paratë që merr nga bizneset dhe oligarkët, që i quan reklama. Reklama për heshtje thoshte Doçi i tij në audiopërgjim.
Doçin e tij i Rilindjes i sulmon biznesmenët në portale anonim, të cilët nuk i merr përsipër Carlo, nuk i pranon dhe i refuzon.
Për më tepër, edhe ndaj atyre, të cilët i paguajnë reklama, të cilët shantazhohen, u ushtrohet presion dhe u vendosen gjoba nga gazetarët që punon Carlo Bollino, apo që i strehon në sqetullën e tij.
Thelbi është që Carlo t'u përgjigjet akuzave të Anilës, por edhe po nuk e bëri dhe të fshihet gjithmonë me justifikimin se veprat penale i ka opinione do nxirren fakte dhe dokumente që janë denoncime apo dhe demaskime publike të korrupsionit mediatik.
Leçjan! Non fare il furbo con me…
Kam katër ditë që pres me durim, por dhe me investigim se, kur do mbarojë së lehuri qeni yt, por që e ushqej edhe unë, Adriatik Xhek Doçi. Po, po! Xhek. Nuk është emër qeni, por njeriu. Imagjinoj Xhekun që u poll në Prelë të Matit më 1943, sa modernë i ka pasur prindërit Xhelal e Mire, që i vunë majë malit e majë luftës, një emër qeni anglez. Por nuk e kam ndarë akoma si do e thërras: Qen bir qeni, apo Doç i doçërve!
Do merrem me ty, njëherë, o Leçjani Carlo-Italiani Bollino dhe me shijaksen tënde Alba Malltezi.
Një parantezë për të gjithë ata që më kanë pyetur e stërpyetur këto ditë, “Përse të sulmon Carlo… Ç’i ke bërë?!”, përfshirë dashamirës, miq, kuriozë, të njohur, armiq, por dhe për të gjithë ata që duan gallatë… përfshirë edhe Edi Ramën që sigurisht mendon: “kazanin hëngshin”.
Carlo Bollino, i biri i Faustos dhe Alessandrinës, ka lind në Lecce më 15.11.1961. Është bë shqiptar me pasaportë dhe mentalitet, por i gënjen mendja se ka një marsh më tepër se ne: marshin “furbo”. Është rritur në Lecce, një qytet i vockël tek taka e çizmes Itali me 95,766 banorë. Lushnja me 83.600 banorë, në bark të Shqipërisë, kur ka lindur leçjani Carlo, ka pasur më shumë banorë dhe bereqet.
Alba Malltezi, e bija e Ridvanit dhe Adiles, lindur në Shijak dy ditë para se të hyjë viti i ri 1972, nga ish-sekretare e leçjanit, u bë gruaja e tij dhe, nga mjerane u bë italiane, por vetëm me pasaportë.
Nga i di unë këto? Nga “patronazhimi” sistem dhuratë që investigimi 3-ditor po më çon tek Igli Gjelishti me “Image & Communications Development” sh.p.k. Apo jo Leçjan?
Firmat “Multiscreen” alias MTSC ose si njihet “Report TV”, “Media Content”, “FFM Group”, “Shqiptarja.com”, “Carlo Bollino”, “Qendra Ura”(OJF) janë biznese direkte të çiftit Lecce & Shijaku. Ndërsa, “4B Communications” sh.p.k., “C-7 communications” sh.p.k. dhe “Image & Communications Development” sh.p.k. janë të lidhura me aktivitetin “furbo” të leçjanit.
Ku jam unë në gjithë këtë histori?
“Shqiptarja.com”, portal – faqe online u hap në 2011-ën, nga unë dhe leçjani. Sipas meje, në ato kohë pasioni të çmendur për punën, ishte projekti më vizionar në fushën e gazetarisë. E regjistruam në QKB, ku natyrisht fasonistët italianë prej ’90 marrin pjesën e luanit në çdo biznes me shqiptarët… dhe unë si pa përvojë në biznes, që isha, mbajta 20% të kuotave dhe 80% gruaja e leçjanit nëpërmjet “FFM Group”.
Nuk merrja erë fare atëherë se, përse s’vë emrin e vet leçjani, apo përse kuotat e mija bënin vetëm 200 mijë lekë dhe të atij 800 mijë. Gjithësej 1 milion të vjetra! Doja vetëm që “Shqiptarja.com” të bëhej e famshme dhe u bë. As nuk doja të dija për letra, hesape, bilance apo fitime… merrja vetëm rrogën e lumtur dhe natë e ditë pune rendja pas lajmit.
Lashë çdo gjë në at’ kohë dhe u martova me “Shqiptarja.com”. Ishte koha kur punoja me kolegët Edmond Arizaj dhe Habjon Hasani (apo jo çuna?). Pak nga pak, për dy vite, leçjani si fasonist kalibri, kërkonte të drejtonte çdo lajm, të impononte çdo gjë në detaje idioteske me stilin “rompi i coglioni”. Arriti deri aty sa të kërkojë shkarkimin e gazetarëve, kolegëve të mi, madje dhe të pastrueses!! Po iki – i thashë! Drejtoje vetë. Po mbaj 20% të kuotave të krijesës që e ndërtuam bashkë apo të dy pak rëndësi ka. Por Leçjani (il furbo di Alessandrina) i donte, madje m’i kërkoi kuotat e mia (20%) në 2013, pra pas dy viteve, t’ia shisja për..200 mijë lekë!
I thashë: Zybat shko gjeji në Leçe, se Lushnja nuk ka!
Kjo pra, është historia e leçjanit që më pas e mori “Shqiptarja.com” dhe e bëri çorap si deshi vetë, gjobiti e goditi sa donte e kë donte vetë, deri sa arriti para tre ditësh ta ndërsejë kundër meje, bashkëthemelueses, që jam edhe sot aksionere me 20%. Po ku e ka hallin leçjani? E thjeshtë: Do t`i marrë kuotat e mia 200 mijë lekë, ose t`i zhdukë duke i asimiluar me rritjen e kapitalit të shijakses FFM.
I duket e paimagjinueshme se si vajza “e lehtë” e dikurshme, mund të peshojë shumë pas një apo dy dekadash jetë.
Ka edhe një hall më të madh. Unë pas kaq vitesh po kërkoj hesap për talljen dhe mospërfilljen e pacipë që leçjani e bëri si pa të keq, si ata birbot nga jugu Italisë që tallen me këpucëmontueset e varfra të Shqipërisë.
Nga dhjetori 2013 deri sot nuk kam marrë asnjë lek, liretë, apo cent për bé nga “Shqiptarja.com”, apo jo Leçjan? Asnjë lek! Shikoni ç’i ka bë shoqërisë fasonisti 60- vjeçar nga Lecce. Humbje, humbje, humbje..! Apo jo Delina Ibrahimaj? Janë konfidenciale këto të dhëna?!
Viti Gjendja financiare “Shqiptarja.com” sipas Bilancit vjetor Humbje (-)/ Fitim (+)
2015 -3,3 milionë lekë
2016 -23 milionë lekë
2017 -17 milionë lekë
2018 -105 milionë lekë
2019 +112 milionë lekë
2020 -59 milionë lekë
Vetëm në 2019 ka dalë si me magji me fitim! Si? Sepse ka marrë administrator që s’di të shkruajë shqip, rumunen Patricia Corina Constantinesku, e cila dihet vetëm se ka lind në Rumani dhe asgjë tjetër. Administratorja firmos bilancin me fitim “abra kadabra 2019”. Di me lexu shqip moj Patricia? E ke idenë ç’ke firmosur?
Pra, unë “llumi i llumit të llumit” (sipas qenit të Xhekut), nuk kam marrë kurrë asnjë lek për 8 vjet nga “Shqiptarja.com”, edhe pse jam pronare e 20% kuotash të kapitalit të saj, edhe pse kjo është një faqe që publikon çdo video të “Report TV”, kur ky televizion nga ana tjetër raporton çdo lajm të publikuar në gazetë.
Tani qershia mbi tortë: “Shqiptarja.com”, ka 16 punonjës me administratore të shkretën Vilma Theodhos-i, e cila paguhet 240 mijë lekë (të vjetra gjithmonë).
Adriatik Xhek Doçi është paguar nga prill 2016 kur ka filluar, deri prill 2021 me rrogë 74 010.0 lekë/muaj. Plot 44 milion për 5 vjet.
Pra për qenin e Xhekut kam paguar unë 20% mish e kocka që të më kafshojë si ysht ti! Kështu o këlyshi i Alessandrinës?
Ndërsa Alba, bukurania nga Shijaku ka rruajtur si pa u ndjerë nga një 500-çe çdo muaj si drejtore e “Shqiptarja.com, gjithsej nja 45.000 milionë për 6-7 vjet, apo jo Alba Malltezi? Madje nga 1 Janari 2021 kjo sh.p.k. që ka dalë me minus 59 milion lekë humbje në 2020, ia ka bë drejtore Albës rrogën plot 1.9 milion në muaj. Pra, 11.4 milionë lekë ka zhvat Alba nga Shijaku për 6- muaj nga firma që mua më prezanton çdo vit vetëm humbje… humbje… humbje… dhe në fund më ndërsehet me lehjet e qenit që paguhet 700 mijë lek/muaj në kurrizin tim, aq sa më ka dhënë Qazim Sejdini dhe Llatja për këshilla! Kështu o plehra??
Këto janë të dhënat që nuk m’i jepje, znj. Brahimaj e Tatimeve, por një gazetare e vjetër i gjen. I gjen të tëra për 3 ditë… Për 7 apo 14 ditë gjen më tepër…
Gjen edhe se si e shkreta Lindita Dode më 15 qershor 2015, themeloi me demek “Multiscreen” sh.p.k – Report Tv-në dhe më 28 prill 2017, Carlo Bollino ia blen për 3.500.000 lekë (të reja) kuotat e kapitalit. Më 28 shkurt 2018, zmadhohen për 10- muaj si me magji kuotat dhe bëhen 27,256,938 lekë (të reja) nga 3.500.000 lekë që ishin.
Kush ta bëri ekspertizën e zmadhimit të kuotave të firmës Leçjan? Sanije Tafa, ekspertja kontabël e oligarkëve? Po paratë ku i gjete që zmadhove kapitalin, në Lecce apo Palermo?? Si dhe nga i fute? Apo je shqiptar kur blen një kompani dhe Italian kur e zmadhon atë? Kështu Mr. Furbo?
“FFM Group” shpk, ortaku im tek “Shqiptarja.com” ka aksionere shijaksen Alba Malltezi me 74.96% dhe kusurin Eva Doçi (mos u ngatërroni, s’ka asnjë lidhje me qenin e Xhekut, por me burrin e vet biznesmen).
Gazetari kur do, gjen edhe se si “FFM Group” është thjesht një kompani fiktive, guackë që nuk ka asnjë bilanc dhe asnjë punëtor në bordero për vite me radhë, vetëm një administratore mjerane si Lindita Dode që paguhet 300 mijë lekë të vjetra. Kjo FFM-ja është ortakja ime që do shkrijë kuotat e mija duke i zmadhuar ato, Mr. Furbo? Kështu e bëjnë në Lecce? Se në Romë e Milano s’ma do mendja!
Në Tiranë as që bëhet fjalë.
Gazetari i mirë gjen dhe se si u miratu më 2 tetor 2019, VKM Nr. 642, për qiranë tallava 1 euro/kontrata, ndërmjet MFE dhe “MTSC” SHPK për “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), 4021.50 m²; apo si u miratu rrufe VKM nr. 157, më 19 shkurt 2020, apo VKM nr. 368, në 6 Maj 2020.
Këto gjetje janë dhe për ty, Edi Rama, që po bën gallatë në Shkup me Zoranin dhe atë palloshin tjetër që është 1 cm më i gjatë se ti. Nuk është çështje kazani kjo, as çështje që e zgjidh Kushtetuesja, por është çështja ime dhe këtë e zgjidh vetë.
Në kazanin e VKM-ve futu e dil vetë tani se s’të ndihmon dot as firma në mungesë e porosi e Braçes dhe, as fakti që Leçjan-italiani yt merr kredi jo te Intesa por tek AbiBank për të shpëlarë ca halle e vënë ca tulla diku..
E pra, për momentin boll kam argëtuar apo informuar shumëkënd. Nuk pres asnjë shfajësim apo pajtim nga furbo leçjani as nga bol-ino italiani. 8 vjet mashtrime dhe tallje janë shumë dhe s’kanë çmim. Kafshimet e Xhek-sonit nga ana tjetër kaluan çdo cak dhe nuk gjejnë dot asnjë justifikim.
Sa për qenin e Xhekut, zbute e këshilloje Leçjan – të mos lehë më, se do jetë më mirë për ty, tët shoqe dhe për qenin vetë… se po rrëkëlleva ndonjë dopjo raki me miq e shokë, do filloj të flas për Anila Kolgjinin që e dua fort edhe kur bën gabime e ikën në Kosovë pa lejen time, për Armidën, Elsën dhe Papin e mirë që nuk dihet ende saktë, kur ikën e vjen në Greqi, vjel apo vjedh rrush?!
Se kur pi raki një njeri i nxehur, në të drejtën e vet dhe pa faj, është gati të marrë në këmbë Bruçin, Prellën, Rremullin deri n’Maçukull të Matit, për të gjet` të vërtetën!
Kështu pra, Leçjani Karlo Bolino, tani ik kthjellohu, mendohu dhe këshillohu mirë me Avokat Brrakën para se të shkosh t`i shpjegosh me shqipen tënde të çalë Prokuror Arben Krajës ca gjëra delikate…apo do e bësh si Beccheti pastaj- do thuash “jam italian”?
Cucciolo di Alessandrina, non fare il furbo con me…!
HISTORIA VAZHDON NGJARJE DHE DETAJE TE REJA PER KOSOVEN, ANILEN DHE TE TJERE./ CNA.al
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë ankimuar vendim...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksio...
Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, e ka cil...
Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e 14 Majit,...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
KQZ-ja pritet të japë sot vendimin për rezultatin e zgjedh...
Sot zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvend, e c...
Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian ka mi...
Qeveria miratoi sot vendimin për shpërndarjen e më shu...
Drejtori i zyrës vendore të kadastrës në Fier, Arben V...
Pas publikimit të raportit të Freedom House për mediat, pë...
Ish-kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së qeveri...
Qeveria e Katarit i ka miratuar një grant 11 milionë euro ...
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Raporti i Freedom House nxjerr në pah se shumica e med...
Një tjetër pikë e trajtuar në raportin e Freedom House ësh...
Freedom House ka publikuar raportin për Shqipërinë për vit...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, n...
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, ka folur sërish lidhur...
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afa...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kos...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...