web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Njerëzit hidheshin si leckë nga puna”/ Rama: Barrë e socialistëve të ndërtojnë atë që të tjerët shkatërruan

15 Nëntor 2023, 16:30, Aktualitet CNA
“Njerëzit hidheshin si leckë nga puna”/ Rama: Barrë e
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Dibër tha se shqiptarët e kanë vuajtur vetë kohën kur hidheshin si leckë nga puna, kur nuk shikonin dot derë të shtetit që t’ju hapej.

Ai tha se i ka takuar barra socialistëve që të ndërtojnë atë që të tjerët kanë shkatërruar.

“Për fat të keq punët në Shqipëri dhe politika u nda në mënyrë të atillë ku politikën dhe anën e keqe të saj socialistët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre prej ditës së parë. E kanë vuajtur kur hidheshin si leckë nga puna. Kur nuk shikoni dot derë të shtetit që t’ju hapej dhe kur fitonin zgjedhjet dhe nuk arrinin të festonin fitoren se kërciste një dajak. E kanë vuajtur dhe sepse historinë e lirisë i ka takuar barra socialistëve të ndërtojnë atë që të tjerët kanë shkatërruar.”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga