LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja CEZ-DIA/ Meta: Rama përgjegjës për humbjen e 200 milionë eurove

15 Nëntor 2023, 14:31, Politikë CNA
Çështja CEZ-DIA/ Meta: Rama përgjegjës për humbjen e
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me aferën CEZ-DIA në një deklaratë për mediat.

Ai tha se Rama është përgjegjës për humbjen e 200 milionë eurove.

Sipas kreut të PL akuzat që bëhen ndaj tij (Metës) janë përpjekje për tu shmangur nga afera e inceneratorëve dhe aferat e tjera që sa janë gërvishtur pak.

“Rama është përgjegjës për humbjen e 200 milionë eurove. Bëri marrëveshje në dëm të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë. Përpjekja për të përdorur njerëz të paditur penalisht për falsifikim, mashtrim, vjedhje duke i përdorur për akuza politike nuk janë të drejta, do të kthehen në boomerang. Qëndrimi i ministrisë kur kam qenë në atë detyrë ka qenë në mbrojtje të interesit publik. Në dhjetor të vitit 2010 kur ERE mori vendim të uljes së blerjes nga KESH-i. Gjykata ka ankimuar vendimet e ERE pasi cënonte interesin publik. Gjitha akuzat e Ramës janë përpjekje për tu shmangur nga afera e inceneratorëve dhe aferat e tjera që sa janë gërvishtur pak.”, tha Meta./ CNA

Lajmet e fundit nga