Skandali i radhës me "Wizz Air"/ Kompania kthehet në makthin e pasagjerëve
Kompania "Wizz Air" vijon me skandalet. Pasagjerët janë ir...

Credins Bank përgjatë viteve të fundit, mbështetjen e plotë të artit, kulturës, edukimit apo promovimit në çdo fushë që kontribuon në zhvillimin e komunitetit, e ka kthyer tashmë në një traditë të saj. Me filozofinë që arti dhe kultura zgjojnë gene për të pasur një botë sa më të zhvilluar dhe emancipuar, Credins transformohet kohë pas kohe në një ekspozitë arti, ku çdo klient ka pasur mundësinë të shohë krijimet artistike të artistëve të ndryshëm. Oaz punimesh që të zgjojnë fantazinë mes një bote reale dhe sureale, ekspozitat janë përfaqsuar nga plejada e atyre artistëve që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar dhe brezave të rinj të talentuar.
Me rastin e 20-vjetorit të Credins Bank, u zhvillua ekspozita më e re e artit figurativ, “Arti në rrugëtimin tonë”, e cila u zhvillua në kuadrin e planifikimit të aktiviteteve të ndryshme të përcaktuara nga banka. Kjo ekspozitë u mundësua nga galeria Kalo, e cila njëherazi vuri në dispozicion dhe përzgjodhi veprat artistike, duke u kujdesur që ato të përfaqësonin artin që ka shoqëruar Credins bank gjatë dy dekadave si dhe kategori të ndryshme të artistëve e të artit të tyre, si nga realizmi socialist ashtu edhe arti modern, e bashkëkohor. Veprat e artit figurativ të ekspozuara, janë 20 piktura që sjellin shumë dimensione artistike plot ngjyra. Një kolanë interesante që ilustrojnë larminë e asaj që jeta na ofron, paradigmën e saj mes fenomeneve që ndihen, shihen dhe përjetohen.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe mjaft të kuruar artistikisht, të pranishëm në këtë ekspozitë ishin drejtues të lartë të Credins bank, përfaqësues të ndryshëm të artit dhe kritikës, si dhe të ftuar special, piktorët e pikturave të zhvilluara ndër vite në Credins Bank. Mes bisedash, të ftuarit patën mundësinë të shijonin larminë e ngjyrave në peizazhe, portretet, tematika apo gjendje të ndryshme meditative, të cilat, të trajtuara dhe punuara me shumë stil erdhën në një stil mjaft unik.

Credins është banka që e konsideron kulturën dhe artin si një rol pozitiv të rëndësishëm në zhvillimin emocional, shpirtëror dhe atë mental në shoqërinë e një vendi. Transmetimi i vlerave apo njohja me trashëgiminë kulturore, është investimi më i mirë që mund të bëhet për të pasur një shoqëri dhe rini të emancipuar me qasje moderne dhe njerëzore. Arti si zhanri më i lart estetik i çdo fushe tjetër në jetë, është burimi i kënaqësisë dhe i zhvillimit intelektual në shumë dimensione, ndaj mbështetja për të është obligim sa njerëzor aq edhe institucional./ CNA.al
Kompania "Wizz Air" vijon me skandalet. Pasagjerët janë ir...
Presidenti Bajram Begaj ka dënuar ashpër keqpërdorimin e p...
Një sërë ndryshimesh janë duke u kryer nga qeveria shqipta...
Rajoni ynë u trondit së fundi me një ngjarje që ndodhi në ...
Bashkia e Pogradecit ka vijuar aksionin për pastrimin e rr...
Kryeministri Edi Rama bën me dije se vijon rritja e ek...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se shumë sh...
Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Left...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka thirrur në një interpelan...
Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar për ble...
Sot në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet për raportin v...
Deputetja Albana Vokshi ka qenë sot në Prokurorinë e Posaç...
Lëkundje tërmeti janë ndier në Shqipëri. Sipas të dhënave ...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rrit...
Gazetari Dashamir Biçaku ka rrëfyer historinë e një it...
Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e eksp...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reagur në lidhje me s...
Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Re...
"Tiranathlon" rikthehet sot në kryeqytet për të tretin vit...
Ish-ministri i Jashtëm dhe historiani Paskal Milo tha se v...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...