Nëna lihet në burg për një gjobë/ Akil Pano revoltohet ndaj togave të zeza, thirrja për gjyqtarët
Pastor Akil Pano, ka reaguar ashpër ndaj togave të zez...

Prestigjiozja “Financial Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, luftës me bandat kriminale si dhe skandaleve, ku përmend rastin e kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së.
"Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një nga liderët properëndimorë në Ballkan, që erdhi në pushtet duke premtuar goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale.
Një dekadë nga qeverisja e tij dhe përpjekjet për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të vështira, pasi është tërhequr zvarrë në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit”, shkruan ndër të tjera “Financial Times”.
Më tej shkruhet se bandat shqiptare janë zgjeruar nga plantacionet ilegale të kanabisit deri te trafikimi i kokainës dhe heroinës direkt nga Amerika Latine dhe Azia. Miliona euro u derdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme luksoze përgjatë bregdetit të Mesdheut.
Stili i shkëlqyer i jetesës së gangsterëve në një nga vendet më të varfra të Europës është në kontrast të fortë me luftën e shqiptarëve të zakonshëm, shumë prej të cilëve zgjedhin të emigrojnë. Një e treta e qytetarëve të vendit jetojnë jashtë vendit, ku emigracioni në MB ka tensionuar marrëdhëniet me Londrën.
Në artikull theksohet se reputacioni i Ramës jashtë shtetit është dëmtuar pas përmendjes për lidhjet e tij me ish-agjentin McGonigal.
“Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është dëmtuar gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.
Departamenti amerikan i drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.
Një aktakuzë e veçantë fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendon se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët. McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225 mijë dollarë nga një oficer i inteligjencës shqiptare dhe më pas ka kaluar informacione nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA që punonte për opozitën shqiptare.
Rama mohon të ketë përdorur kontaktet e tij me McGonigal për këtë qëllim. Ai vuri në dukje se çështja McGonigal nuk ngriti asnjë akuzë kundër tij dhe tha se ai është 'përdorur si kokë turku nga shumë individë në Shqipëri që kanë problemet e tyre të vazhdueshme me sistemin e drejtësisë'", shkruhet ndër të tjera në artikull./ CNA.al
Pastor Akil Pano, ka reaguar ashpër ndaj togave të zez...
Këshillit Kombëtar i Territorit ka zhvilluar mbledhjen...
SPAK po heton landfillin e Tiranës SPAK ka filluar he...
Ish-kryetari, humbësi serial i Partisë Demokratike, Lu...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në festimet që po ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka uruar të...
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se devijimi i trafikut d...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë me di...
Sot u prezantua strategjia e zhvillimit të Tiranës në ...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si “truri i incene...
Kompanitë e "call center"-ave të lidhura me një ish-zyrtar...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, ku tregon p...
Artur Meçollari është shprehur se privatizimi i bazës deta...
Një projekt filloi në Durrës, një projekt në lidhje më një...
Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nis...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si truri i incenerator...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka reaguar ashpër pas shkarkim...
Pronari i disa mediave, që e quan veten “Berlusconi sh...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në At...
Në vijim të projektit “Përshtatja e bujqësisë si sfidë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...