Imeraj: Punonjës të përmbarimit blenë të dhënat e qytetarëve, i përdorën për punët e tyre

7 Janar 2022, 09:58, Aktualitet CNA
Imeraj: Punonjës të përmbarimit blenë të dhënat e

Në skandalin e publikimit të të dhënave janë përfshirë edhe punonjës të përmbarimit.

Informacioni është bërë me dije nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, në një deklaratë për mediat.

Imeraj tha, se subjektet private të cilat kanë blerë të dhënat janë persona në fushën e përmbarimit, të cilët janë arrestuar, ndërsa qëllimi i blerjes së të dhënave është përdorur për punën e tyre.

‘Prokuroria është e vendosur të hetojë çdo lloj subjekti apo individ që kanë një qëllim të caktuar. Në raport se kush janë subjketet, janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit të cilët këto të dhëna personale i kanë përdorur për qëllime të punës së tyre. Jemi në fazën kur kemi punonjës shtetërore, që i kanë përdorur dhe shitur ato, dhe më pas për persona të tjerë që i kanë blerë.’- është shprehur Imeraj./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga