LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emërohen dy prokurorë në SPAK/ Zbardhen emrat

13 Dhjetor 2021, 13:34, Aktualitet CNA
Emërohen dy prokurorë në SPAK/ Zbardhen emrat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka firmosur sot dy emërime të reja në SPAK.

Ata janë prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.

KLP ka zbardhur edhe pikët që kanë marrë tre kandidatët që kanë qenë në garë.

?Në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante ne SPAK, si vijon Elvin Gokaj me 216 pikë,  Alfred Shehu me 211 pikë dhe Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

Me emërimin e dy prokurorëve të rinj, tashmë SPAK ka 17 prokurorë të em?ruar nga KLP./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga