Dalja e Vjosës nga shtrati/ Prurja më e madhe e ujit në 50 vitet e fundit

12 Dhjetor 2021, 15:06, Aktualitet CNA
Dalja e Vjosës nga shtrati/ Prurja më e madhe e ujit në 50 vitet

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta, duke përbytur disa hektarë tokë përreth lumit.

Uji ka hyrë edhe në disa banesa, ku kanë nisur evauimet, ndërsa  Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka lajmëruar se nëse sitauta vijon të jetë problematike do të detyrohen të bëjnë evakuim me forcë të banorëve.

Problematike është situata edhe për bagëtitë dhe fermat, që rrezikojnë për shkak të përmbytjeve.

Për këtë situatë të pazakontë ka reaguar edhe drejtuesit Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla, i cili u shpreh se kjo ka qenë prurja më e madhe e ujit në 50 vitet fundit.

?Të gjithë e dimë që prirjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme dhe ka nivelin e vet të rreziut. Punët që janë bërë deri tani e dhanë efektin dhe shpresoj që rreth orës 16 të kemi një lajm më të mirë për një ulje të nivelit të ujit në Urën e Mifolit?, tha ai./euronews

Lajmet e fundit nga