LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manchester United tenton Roberto Mancinin, gjithçka varet nga "Play-Off"-i i Botërorit

2 Dhjetor 2021, 08:27, Sport CNA
Manchester United tenton Roberto Mancinin, gjithçka varet nga

E kishin provuar që pas shkarkimit të Solskjaerit sipas ?Bild?, por Roberto Mançini e kishte refuzuar. Tani, sipas ?Telegraph?, Mançester Junajtidi do të rikthehet sërish në verë për të bindur teknikun e kombëtares italiane për t?i ofruar stolin që do të lërë bosh Ralf Rangnik pas 6 muajsh, për të marrë rolin e një konsulenti për dy vitet e ardhshme.

Por, gjithçka do të varet nga rezultati i ?play off?-it të Botërorit. Në rast se Italia nuk do të shkojë në Katar vitin e ardhshëm, atëherë tekniku mund të lërë stolin e kampionëve të Europës, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026 që ka me federatën italiane.

Me një të shkuar në stolin e Sitit, Mançini është në listën e kandidatëve të ?Djajve? bashkë me Poçetinon, Roxhersin dhe Ten Hagun.

Lajmet e fundit nga