LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Metamorfoza e deputetit të Bashës/ Nga njëra anë u kyçin derën delegatëve, nga ana tjetër e mohojnë

30 Nëntor 2021, 19:32, Politikë CNA
Metamorfoza e deputetit të Bashës/ Nga njëra anë u

Skandalet në PD nga Lulzim Basha dhe deputetët pranë tij duket se nuk kanë të mbaruar.

Ditën e sotme, kreu i PD nuk ka lejuar të hyjnë brenda selisë gazetarët dhe delegatët.

Luan Buzhiqi është ngjitur sëbashku me anëtarët e kryesisë në katin e dytë, duke parë që mediat nuk u lejuan që ti shoqëronin dhe dyert për të shkuar në zyrën e Palokës ishin të mbyllura.
Por ndonëse ky skandal doli me figurë, Enkelejd Alibeaj tentoi ta justifikojë këtë veprim, duke thënë se në PD po hyjnë e dalin demokratë që mendojnë pro dhe kundër Bashës.

Ai shtoi se partia nuk ka asnjë Kuvend në datën 11 dhjetor dhe se një grupim njerëzisht, i organizuar, nga një grupim i çorganizuar, dallon te procedura.

?Nuk ka dilemë. Ka vetëm një datë, ajo është data që përcaktohet sipas rregullave dhe procedurës. Ligji i shtëpisë, i PD-së, është ai që përcaktohet qartë procedura. Ka një kërkesë për 11 dhjetorin. Si kam parë firmat. S?kam parë gjë. Një grupim njerëzisht, i organizuar, nga një grupim i çorganizuar, dallon te procedura. Në fakt serioziteti i organizimeve, bazohet te procedura. Ka tre institucione që janë Kryesia, Këshilli Kombëtar . Po ashtu vetë Kushtetuta e PD përcakton që ka një rrugë të tretë, që është ¼ e kërkesës së delegatëve. Kjo kërkesë kalon në këto institucione që janë të detyruar të mbledhin Kuvendin Kombëtar.

Nuk ka pasur nevojë të mblidhen firma. Po përse lihet një kohë 1 mujore? Për të saktësuar se cilët janë delegatët. Pra një muaj para mbledhjes së Kuvendit sekretariati i partisë bën verifikimin. Pra është kaq e thjeshtë e gjithë burokracia. Nuk ka Kuvend më datë 11 në kuptimin juridik. Nuk ka asnjë problem që secili të pretendojë atë që ndjen. Kuvendi është në datë 18. Delegatët janë të ditur, janë duke u njoftuar dhe në datë 18 kanë detyrimin e tyre statutor për të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në PD hyn dhe dalin demokratë, ata që mendojnë si Basha, ato që mendojnë kundër. Është detyrim i të gjithë përfaqësisë të marrin pjesë për të shprehur në mënyrë juridike çfarë mendojnë ata për datën 18 dhjetor?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga