LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga programi pa vizion tek moskoordinimi me LSI/ Bumçi nxjerr “të palarat” që çuan në dështimin e Bashës

29 Nëntor 2021, 20:33, Politikë CNA
Nga programi pa vizion tek moskoordinimi me LSI/ Bumçi nxjerr

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka numëruar arsyet se përse Basha nuk mund të qëndrojë më në krye të PD, për shkak të gabimeve që bëri , të cilat çuan PD-në nga disfata në disfatë.

Në një dalje për mediat, Bumçi thekson se disa ndër gabimet kryesore të Bashës ishin vështirësia për të krijuar ekip, nxjerrja e listës me kandidatë në limite të afateve kohore, programi copë copë dhe mungesa e koordinimit me aleatët.

?Vështirësia e Bashës për të krijuar ekip. Merrte dhe promovonte njerëz, krijoi një ekip me të rinj.  Nxjerrja e listës në fund. Dy muajt e fundit ti s?ke as nga të njohësh zonën. I pyeste si e ke emrin.

E mbani mend Bashën të prezantonte dikë në fushatë? Asnjë! Si ka mundësi cakton drejtuesin politik të një qarku me rëndësi dhe nuk e prezanton, për të promovuar vlerat e tij. Një fushatë vetmitare, ku mungonte ekipi. Programi doli me copëza, jo si një program koherent. Vetëm ulje taksash etj., por pa dhënë një vizion.

Mungesa e koordinimit me aleatët. Ne të vetëm nuk fitojmë dot. Koordinimi me LSI dhe aleatë të tjerë ishte vendimtar. PD e LSI kanë lënë mandate duke mos u koordinuar në qarqe. Po të kishim dalë së bashku me LSI në 5 qarqe, do të kishim të paktën 5 mandate më shumë. Nuk nxorri kandidatët në kohë dhe nuk i promovoi?, tha Bumçi.

Më tej ai shtoi se për këto gabime që e çuan në humbje nuk e ka fajin Berisha, por përkundrazi, ai është zëri opozitar i vërtetë i PD-së.

?Berisha i kishte figurat e konsoliduara. Nuk e ka fajin Berisha se ky nuk iu doli me një ekip shqiptarëve. Berisha është njeri i veprave, simbol i ndyshimeve epokale në qeverisjen e PD.  Berisha është figura opozitare që ka bërë opozitë me facebook, deklarata e denoncime më shumë se çdokush. 

Ka kthyer facebook-un në institucion. Komunikimi me të tregon besim, ky është zëri i opozitarizmit. Ne humbim zgjedhjet për të tretën herë. ODIHR tha ka patur blerje votash. Në vend që të merremi me Edi Ramën, direkt pas zgjedhjeve del non grata e Berishës. Fut non grata Berishën që mos merremi me Ramën.

Kjo nuk është çështje personale e Berishës, por opozita në krizë është çështje e çdo shqiptari. Basha nuk përmbush misionin e funksionin që pret qytetari shqiptar. Nuk e ka frikë Edi Rama Lulzim Bashën?, shtoi Bumçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga