LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premtimet ‘boshe’ të Grida Dumës/ ‘Po të ma kërkonte SHBA, do largohesha nga politika’

29 Nëntor 2021, 18:36, Politikë CNA
Premtimet ‘boshe’ të Grida Dumës/ ‘Po të ma

Deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se PD për ish kryeministrin  Sali Berisha është krijesa e tij dhe se e kupton dhimbjen që ai ndjen, por vjen një ditë që kjo krijesë kërkon sakrificën tënde.

Ajo ka theksuar se situata në PD aktualisht është si një anije ku duhet të zgjedhësh të shpëtosh  veten apo fëmijën tënd, duke treguar kështu që thelbi duhet të jenë demokratët.

Nga ana tjetër, deputetja bën me dije se nëse ambasada amerikane do kishte bërë thirrje kundrejt saj për t?u larguar, ajo shprehet se do të kishte ikur që me sekondin e parë ngha politika.

?Sot shqetësimi dhe interesi im i vetëm janë demokratët! Kushdo mund ta thotê këtë por besimi ndërtohet nga veprat jo fjalët. Ky moment nuk mund të luhet në kurriz të demokratëve, siç edhe po luhet. Nuk duhet që demokratët të përçahen për çështje që nuk janë aspak  përgjegjësi e tyre. Ata, demokratët kanë bërë gjithçka i është udhëzuar.

Sot nuk është një çështje se cili është kryetari i partisë por cili është qëndrimi që do mbajmë që PD të ketë mundësinë të fitojë. Secili nga ne duhet t?i bëhet mbështetje PD-së jo barrë. Ndaj thashë qartë që:

?Nëse unë një ditë do të përballesha me një thirrje nga Ambasada Amerikane që  nêse Grida Duma është aty ne nuk kemi më marrëdhënie me Partinë Demokratike?, unë do të kisha ikur sekondin e parë.

Nëqoftëse unë mendoj që Partia Demokratike, që ka 70 mijë anëtarë dhe 600 mijë a 700 mijë votues, kondicionohet nga fakti të ketë apo mos ketë aleatin strategjik se jam apo jo unë aty brenda, iki që ditën e parë. Më bëni çfarëdo lloji prove të kësaj natyre, unë iki nesër!

Në rast se ti një ditë të bukur thirresh në mision, me të drejtë apo pa të drejtë, thic the ti ?Zoti?, jemi në anije dhe krijesa? sepse PD për Sali Berishën është krijesa e tij dhe unë e kuptoj dhimbjen e tij por vjen një ditë në jetën tënde që dhe krijesa jote kërkon sakrificën tënde, në një mënyrë apo një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë. 

Dhe thuhet: ?Shiko jemi në këtë anije, do të shpëtosh veten apo do shpëtosh fëmijën?? Unë, po të përgjigjem unë, unë e kam atë qartësinë që unë do të vdes dhe fëmija do të vazhdojë. Kjo është pra.? 

Ky mbetet thelbi i situatës sot! Çështja e lidershipit është pas kësaj! Çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente!?, shkruan Duma në rrjetin social facebook.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që deputetja bën premtime ‘boshe’ dhe nuk ka as guximin t?i mbajë, pasi jo më gjatë se në zgjedhjet parlamentare, ajo premtoi para popullit se nëse socialistët merrnin Kavajën, ajo do të linte mandatin e deputetes.

Jo vetëm që nuk la mandatin, por as nuk u prononcua për të justifikuar gafën e bërë nga ana e saj.

Duke patur në mendje këtë gjë,  pyetja që na vjen natyrshëm është: A duhet t?i ?besojmë? Gridës?/CNA.al

Lajmet e fundit nga