LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketë ligjore për dekomunistizimin/ Deputetët e Bashës “zgjohen” në mesditë

29 Nëntor 2021, 12:38, Politikë CNA
Paketë ligjore për dekomunistizimin/ Deputetët e Bashës

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj sëbashku me deputetët Dhurata Çupi dhe Flamur Hoxha, deklaratë për mediat kanë njoftuar se do të bëhen iniciatorë të një ligji për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.

” Morëm një iniciativë të tillë për miratimin e pakete ligjore që duhet t’i përkasë dhe të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare kundër diktaturës. Filluam diskutimet me grupet e interesit. Sot tregohet edhe një herë nevoja që duhet të merret një paketë e plotë ligjore lidhur me dekomunistizimi e shoqërisë shqiptare dhe në proces konsultimi i gjerë  që skena të shëmtuara si ajo e djeshmja të mospërmenden dhe të përsëriten më të ardhshme. Iniciativa është bazuar në përvojat më të mira europiane ku dënohen krimet e komunizmin. Kjo është një iniciativë e vonuar”,  ka thënë Alibeaj.

Deklarata e plotë: 

Rasti i djeshëm i deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela i bërë publik tashmë tregon më së shumti se nuk është vetëm një rast i shkëputur shumë më tepër se sa kaq. Tregon dhe shtron për diskutim para shoqërisë shqiptare në fakt edhe nevojën për t?u distancuar nga diktatura enveriste, nga pasojat që ka lënë në shoqërinë shqiptare dhe sigurisht nga ndikimi në të ardhmen. Evokimi i figurës së diktatorit Enver Hoxhës në një datë të shënuar nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelja e kodit të sjelljes së parlamentarëve gjatë punimeve të parlamentit, por diçka më tepër. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë nevojën për të bërë një orë e më parë nevojën imediate, ulëritëse, urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. E në këtë situatë në emër edhe të kolegëve deputetë, në emër edhe pozicionit që kam si nënkryetar i Partisë Demokratike, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës së Parlament, marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë. Si një reagim , detyrim moral më tepër dhe një reagim i domosdoshëm. Por përveç kësaj ajo çfarë unë dhe kolegët e mi i kemi propozuar kryetarit të partisë është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson atë që thashë pak më parë, dekumunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në këto 30 vite të gjata tranzicion apo të stërzgjatur janë bërë shumë përpjekje në fakt drejtuar drejt dekomuniztizimit, fatkeqësisht jemi në këtë situatë që nuk është arritur në një rezultat konkret dhe të prekshëm teksa një ligjvënës tashmë ndodh që të bëjë hosana dhe të thurë lavde ndaj figurës së diktatorit. Për këtë arsye një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari pikërisht dekomunistizimin. Pajisjen dhe pasurimin e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të dënuarve, e të përndjekurve, ndëshkimin dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes. Sigurisht që janë këto synimet tona kryesore të kësaj pakete ligjore. E mi të gjitha edhe për ndëshkimin në aspektin politik dhe moral. Nuk na bën çudi fakti që një ligjvënës i Partisë Socialiste ndërmerr këtë akt, tek e fundit është prova më e gjallë, është prova më energjike Partia Socialiste është pjella dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, e trashëgimisë diktatoriale. Kjo pra është ajo se çfarë ngjarja e djeshme është një detyrim moral dhe politik i yni.

Pyetje: Përse Partia Demokratike aktivizon çështjen e dekomunistizimit sa herë që ka ngjarje të tilla siç ishte ajo e djeshme me deputetin e Partisë Socialiste Bujar Çela. Në vitin 2018 sërish Partia Demokratike tha se do të paraqesë në Kuvend një ligj për demkomunistizimin dhe heqjen e simboleve komuniste madje në atë kohë u tha se do te ketë edhe një konsultë me Fondacionin Konrad Adenauer. Në këto momente që flasim është e gatshme dhe e plotë paketa dhe më specifikisht çfarë do të përmbajë ajo?

Enkelejd Alibeaj: Lidhur me atë çfarë ju po thoni me një iniciativë të ndërmarrë nga ana jonë në vitin 2018, po është e vërtetë. Ndodh gjithmonë dhe kështu duhet të ndodhë gjithmonë në fakt që sa herë zgjohen makthet e diktaturës siç ndodhi atëherë, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera apo siç ndodhi edhe në mënyrë flagrante dje, janë këto momentet kryesore që i japin spunto një iniciativë të tillë ligjore. Por ne e ndërmorën në atë rast një iniciativë, filluam një proces sepse do të duhet të sqaroj se procesi i miratimit të një pakete ligjore nuk është thjesht dhe vetëm një iniciativë e njëanshme politike. Në fakt është një iniciativë ligjore që duhet t?i përkasë dhe duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare. Marrëdhënia është midis shoqërisë shqiptare dhe diktaturës mes së cilës nuk do të ketë kurrsesi asnjë lloj ndarje. E filluam në atë kohë, filluam një proces të gjatë konsultimi me të gjitha grupet e interesit, si me të drejtë edhe juve e thartë, morëm konsultimin e fondacionit Konrad Adenaur, me ekspertizën e tyre në 2018-ën, ngjarjen tjetër pasandaj përse ajo nuk arriti të depozitohej, ju e dini tashmë, edhe ngjarjet e vitit 2019.

Po ja pra, ndodhi ngjarja e djeshme, e cila është një provë ende më e fortë, se ajo iniciativë që ndoshta nuk shkoni, po të doni ju edhe për fajin tonë, në 2018-ën do duhet të shkojë, ju thashë, si një nevojë ulëritëse, sepse eskalimi për herë e më tepër dhe mbi të gjitha mos kërkimi i faljes apo i pendesës, siç edhe dje kërkuam, tregon edhe një herë nevojën e madhe që do duhet të ndërmerret në mënyrë më të plotë, një paketë e plotë ligjore lidhur me dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, çfarë duhet të përmbajë ai. Shumë çështje ne i kemi trajtuar në iniciativën e 2018-ës, por mesa duket është e udhës, që një proces konsultimi i gjerë, ku të përfshihen, jo vetëm grupet e interesit, por të përfshihet dhe shoqëria civile, do të organizohet, nëpërmjet edhe fondacionit për Liri dhe Demokraci, i cili do ta krijojë këtë proces konsultimi, me një synim të thjeshtë, por besoj unë delikat, të mos biem në kurthin që të jetë një iniciative e njëanshme politike, e cila qortohet që në momentet e para, por të përfshihen të gjitha flukset e shoqërisë shqiptare, të vjetra, të tashme, por mbi të gjitha të së ardhmes, për ta dhënë ato se cila do të jetë zgjidhja konkrete në mënyrë që skena të shëmtuara, si ajo e djeshmja të mos përmenden dhe të mos përsëriten në të ardhmen. Një proces gjithëpërfshirës, i cili bazohet edhe në eksperiencat më të mira europiane. Ju kujtoj se vetëm pak kohë më parë vetë Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit e pakohë më parë krimet e komunizmit janë bazuar dhe barazuar me krimet e nazizmit. Besoj se eksperienca europiane është një bazë e mirë mbi të cilën shoqëria shqiptare e vonuar edhe kësaj radhe, të mos jetë e fundit, por ta ndërmarrë edhe ajo për t?u kthyer në nivelin e të gjitha vendeve të Europës.

Pyetje: Partia Demokratike është tërhequr nga paketa e vitit 2018 dhe do të ketë një paketë të re apo do ta anuloje atë?

Enkelejd Alibeaj: Absolutisht nuk jemi tërhequr. Ju kujtoj se paketa e atëhershme ishte një paketë e cilai drejtohej çështjes së përdorimit të simbolikës së komunizmit. Në fakt një paketë e plotë e plotë siç unë e thashë pak më parë për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare përfshin jo thjesht dhe vetëm targetimin e simolikës së komunizmit e cila është pjesa më e dukshme që e shohim fatkeqësisht në ngjarje të tilla, por do të përfshijë dhe kjo do të jetë e përcaktuar nga veprimtaria e këtij grupi pune, do të përfshijë; Çështjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, do të përfshijë çështjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, çështjen e studimit më të thelluar të krimeve të komuniszmit. Ka disa iniciativa sot, por asnjëherë nuk nuk janë mbledhur në mënyrë të plotë, çështjen e ngritjes së memorialëve dhe ditës përkujtimore të viktimave të diktaturës. Pra, një paketë e plotë sipas praktikave më të mira që vendet e lindjes tashmë e kanë ezauruar. Është një avancim, ashtu siç po eskalon përherë e më tepër fakti që përfaqësues të Partisë Socialiste kanë hequr çfarëdo lloj skrupulli nga deklamimi publik deri brenda selisë së Parlamentit hosanasë dhe lavdeve që ata i thurin diktaturës është e nevojshme që në mënyrë proporcionale dhe paketa ligjore edhe reagimi i shoqërisë shqiptare të jetë më i gjerë, më i thelluar. Ky është edhe qëndrimi që kemi sot!/CNA.al

Lajmet e fundit nga