LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PS uron Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës/ Demokratët i nxjerrin mesazhin

28 Nëntor 2021, 15:24, Politikë CNA
Deputeti i PS uron Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës/

Deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela ka vendosur sot që të urojë kolegët e tij të Komisionit të Sigurisë me një foto të flamurit kuq e zi shoqëruar me Enver Hoxhën.

Foto është publikuar nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk nguron ta quaj dhe deputetin docialist ?faqezi?. Sipas Alibeaj duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerisë shqiptare!

?Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te!

Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare!?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga