LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Foltorja e vetmja shpresë”/ Bledi Himçi për 11 Dhjetorin: Transparencë e plotë për firmat

28 Nëntor 2021, 16:40, Politikë CNA
“Foltorja e vetmja shpresë”/ Bledi Himçi për 11

Sekretari i PD në Elbasan, Bledi Himçi, deklaroi se ka pasur transparencë të plotë për firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në një intervistë për Syri Tv, Himçi theksoi se nga 409 delegatë, 272 do të jenë prezent në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

?Është bërë transparencë për firmat e delegatëve. Në listë ishin 409 delegatë. Janë konfirmuar të gjithë personat me telefonata. Të gjithë kanë thënë se kanë firmosur me dëshirë, pa pasur asnjë presion. Nga listat, Gazmend Bardhi të thotë se kush nuk është delegat.

Gazmend Bardhi prej kohësh nuk ndodhet në qytetin e Elbasanit. 272 delegatë nga 409 do jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Foltoren e shoh si të vetmen shpresë, për të dalë PD nga ky batak ku ndodhemi.

Foltorja po rrit entuziazmin brenda strukturave të PD-së e po jep shpresën që Partia Demokratike të mos drejtohet nga Lulzim Basha. Baza e PD-së ka mbështetur maksimalisht Foltoren, në çdo qytet ku shkon Berisha, mbështetësit janë të shumtë?, tha Himçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga