LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen prapaskenat e takimit të 2017/ Zyrtari gjermani: Basha është një mashtrues

29 Nëntor 2021, 12:32, Politikë CNA
Zbardhen prapaskenat e takimit të 2017/ Zyrtari gjermani: Basha

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me qëndrimet që deputetë të PD, kanë mbajtur ndaj deputetit të PS, Bujar Çela, pasi ky i fundit uroi Festën e Flamurit, me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, Indrit Hoxha tregon një ngjarje të vitit 2017.

Ai thotë se në atë kohë i ka dorëzuar Lulzim Bashës një draft për dënimin e simboleve të komunizmit njëlloj si ato të nazizmit, por ky draft sipas tij është hedhur në kosh të plehrave nga kreu i PD.

Ai tregon edhe një bisedë me një zyrtar gjerman, në nëntor të 2017, ku ky I fundit sipas Hoxhës, e ka quajtur Bashën, mashtrues.

?Në fillim të 2017 i dorëzova në zyrë Lulzim Bashës ligjin e dekomunistizimit dhe me email, hartuar në bazë të rezolutës së KE votuar në 2006 nga Partia Demokratike dhe Kryeministri i saj kohe Sali Berisha në parlamentin e Shqipërisë.

Në këtë rezolute të sjellë nga Këshilli Europës shkruhej qartë për dënimin e simboleve të komunizmit njëlloj si ato të nazizmit, shkruhej e zeza mbi të bardhë nxjerrja jashtë me ligj e Partisë Komuniste dhe ndërtimi i gjykatës speciale për dënimin e individeve që kishin shkaktuar krime gjatë periudhës komuniste në Shqipëri.

Ky ligj u mirëprit me entuziazëm të madh gjatë takimit me Z.Basha, por mbas përfundimit të takimit me siguri drafti i hartuar do ketë përfunduar në ndonjë nga koshat e plehrave te zyres se Bashes. Në nëntor 2017 në takimin me kryesine e FRPD ku merrte pjesë në atë kohe ish drejtuesi i fondacionit ?Konrad Adenauer? ,Z.Glos, e pyeta në lidhje me draftin qe kishim hartuar dhe përgjigjia e zyrtarit gjerman ishte ?Z.Basha është mashtrues, ja kam kërkuar me ngulm çfarë po bën me këtë draft dhe nuk marr përgjigje?.

Kështu që deputet e opozitës mos ti hidhen në fyt deputetit të PS për foton e flamurit me Enver Hoxhen sepse në fund të dites deputeti është në partinë që Enver Hoxha ka themeluar, por të gjejnë gabimet brenda shtëpisë së PD.?-shkruan Indrit Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga