
Lumi del nga shtrati/ Braçe ngre alarmin: Largohuni me mjete e bagëti, përbën rrezik
Deputeti i PS, Erion Braçe ka dhënë alarmin në lidhje me lum...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj ka shigjetuar kreun në detyrë të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan tiparet që duhet të ketë një lider.
Veliaj shkruan se askush nuk e shikon liderin si humbës e hileqar, oportunist dhe hezitues për t?i dalë luftës në ballë, që trukon dhe demoralizon çdo grup njerëzish ku vihet të drejtojë.
Sipas tij, dështimi vjen nga mungesa e karakterit.
?Këdo të pyesësh për tiparet e liderit do të theksojë personalitetin dhe forcën e karakterit, imponimin e respektit përmes peshës së fjalës dhe të veprës, mendësinë e fituesit, autenticitetin dhe fortësinë e bindjeve, zotësinë për të dalë faqebardhë nga çdo situatë e komplikuar.
Askush nuk e shikon liderin si humbës e hileqar, oportunist dhe hezitues për t?i dalë luftës në ballë, që trukon dhe demoralizon çdo grup njerëzish ku vihet të drejtojë. Qëndrueshmëria e mesazhit dhe aksionit, si dhe marrja e përgjegjësive në rast dështimesh ndërton figurën e besueshme të prijësit. Kjo amalgamë tiparesh themelore e çon drejt fitores.
Për hir të pushtetit nuk mund të luash njëherësh anarkistin dhe pacifistin, idealistin dhe tranzaksionistin, njeriun e besës dhe të pabesisë, të liderit dhe kukullës, se i bie të kesh një frakturë të parikuperueshme karakteri. Nuk mund të betohesh se nuk do lejosh zgjedhje me këtë qeveri e pastaj tërhiqesh me bisht ndër shalë kur të afrojnë pazar.
Nuk mund të thuash se vendimet e dështuara i more nën trysninë e paraardhësit kur je votuar masivisht dhe je krenuar si kryetar fuqiplotë i partisë. Nuk mund të pohosh se ta hodhi kundërshtari për mungesë përvoje kur ke 15 vjet në funksionet më të larta të vendit. Kjo qasje të zhvlerëson si njeri dhe si kryetar, tregon se je i padenjë si udhëheqës i njerëzve. Sado i dashur të jetë froni dhe i ngrohtë të jetë gëzofi i bosit, njeriu nuk mund të bëhet gaz i botës dhe ta poshtërojë kaq shumë veten.
Rezistenca ndaj joshjes së pushtetit është testi i kockëzimit të karakterit, i farkëtimit të tipareve të liderit. Më e nderuar është të pranosh dështimin se të pranosh përdorimin si vegël. Lideri edhe mund të ringrihet, mjeti përdoret dhe hidhet. Gabimet rikuperohen, por thyerjet e karakterit nuk riparohen. Ka një rrugë si mund të mbetesh në politikë – duke i qëndruar deri në fund asaj që ke thënë dhe ke bërë.
Popullariteti ulet e ngrihet, postet shkojnë e vijnë, por paqëndrueshmëritë e karakterit nuk të falen, pabesitë të izolojnë si njeri, se askush nuk shkon në luftë me njerëz që nuk kanë asgjë të shenjtë, që tjeter thonë e tjetër bëjnë, nuk u ndahet mëndja si tua hedhin shokëve dhe partnerëve.
Njeriu përcakton pozicionin dhe i qëndron me vullnet të hekurt. Fundja i qëndron edhe radikalizmit se ndoshta rikthehet koha e Leninit. Flip-flopping-u të shkatërron reputacionin. Njerëzit çmojnë vendosmërinë dhe ta falin gabimin, por përçmojnë dobësinë dhe mungesën e guximit për të pranuar të vërtetën dhe t?i dalë zot veprimit. Gandi u zotua t?i qëndronte përjetë non-violencës edhe sikur e gjithë bota t?i dilte kundër. E pagoi me jetë parimin, por sot merr të gjithë vlerësimin. Investimi më i mirë i politikës mbetet trashëgimia, fjala dhe qëndrueshmëria kur rritet presioni dhe vjen stuhia. Kjo është sprova e karakterit, që po nuk e pate formësuar në rininë e hershme, nuk e blen apo huazon dot në moshë madhore në nëntokën e politikës vendore. Për të gjetur shpirtin e humbur të politikës duhen mënjanuar nga përfaqësimi dobësitë njerëzore dhe rikthyer nga liderat me forcë karakteri, që nuk lëvizin nga bindjet dhe parimet e një jete.?-shkruan Astrit Veliaj./CNA.al
Deputeti i PS, Erion Braçe ka dhënë alarmin në lidhje me lum...
Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj sëbashku me deputetët Dhu...
Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj sëbashku me deputetët Dhu...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha ka reag...
Është hapur sot provizorisht rruga e Arbrit, me kalim bypass...
Më rastin e 29 Nëntorit, që të majtët e nderojnë si Ditën e ...
Deputetja e PD për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi ka reaguar ...
Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka komentuar situa...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka tentuar të...
Kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha dhe Sekretari i Për...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar në...
Sapo përfundoi Lufta e Dytë Botërore, aleatët perëndimorë dh...
Politika shqiptare është e ndarë edhe për festa.Kreu i PD-së...
Deputeti i PD-së, Enkelejd Albieaj, ka postuar në rrjete soc...
Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugja...
Deputeti i PD, Luan Baçi ka deklaruar se edhe pse lidershipi...
Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të deput...
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike në Degën Nr.6, F...
Sekretari i PD në Elbasan, Bledi Himçi, deklaroi se ka pasur...
Deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka folur për Kuvendin e datës...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
18-vjeçari Enjon Saliaj, ka humbur jetën një natë më parë ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës. Automjeti i...
Policia po vijon operacionin “Fijet” për çmontimin e kamer...
Më datë 03.02.2023, rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Ko...
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave...
Sipas një studimi nga Universiteti i Jutës në Shtetet ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi, flet për tip...
Nën presionet në rritje të luftës në Ukrainë, kompleksi us...
Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kinez...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Europa do të bëjë një tjetër hap të madh drejt ndërprerjes...
Euro këmbehet sot me lekun po aq sa franga zvicerane në ku...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja. Sipas...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...