LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do t’iu marrë lumi”/ Demokratët paralajmërojnë deputetët e Bashës, tregojnë bashkëpunimin me Ramën

29 Nëntor 2021, 13:11, Politikë CNA

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj sëbashku me deputetët Dhurata Çupi dhe Flamur Hoxha, janë ?zgjuar? sot në mesditë, duke bërë një tjetër reagim në lidhje me skandalin e një ditë më parë, ku deputeti I PS, Bujar Çela uroi festën e Flamurit me një foto të Enver Hoxhës.

Në një deklaratë për mediat, deputetët e Lulzim Bashës kanë njoftuar se do të bëhen iniciatorë të një ligji për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.

Por, ndërsa deklarata e deputetëve u publikua live edhe në faqen zyrtare të PD në rrjetet sociale, demokratët kanë ?shpërhyer? në komente duke i akuzuar si bashkëpunëtorë dhe ?paterica? të pushtetit të Edi Ramës.

?Bashkohu me Foltoren?Shko tek Lulushi..pse nuk thirrni demokratët në protestë..mos u merrni me retorikë bosheNuk keni elektorat?ikni ore legena, nipat e diktatorit Enver Hoxha??-janë disa nga komentet e demokratëve.

Po ashtu një tjetër shkruan ?Me 11 Dhjetor vjen shpresa, besimi i të gjithë dmeokratëve..Ky klyshi i Lulushit?po ju nuk jeni të PD-së, jeni paterica e Edi Vuçiçit?.?

Gjithashtu një komentues shkruan ?Ju a mos jeni më të mirë, të gjithë jeni mbeturina, mos ju hedhin Edi dhe Luli ndonjë kockë e turreni me vrap?.?

?Çfarë ju lidh ju me PD o plehër Mbrostari. Tre fundërrina kazanash japin moralitet..?-shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Alibeaj nuk të ndjekin fierakët, Dhurata Çupi nuk të ndjekin dibranët, Flamur Hoxha, nuk të ndjekin kuksianët. Lëreni retorikën e mbijetesës tuaj.?

?Po ju më parë dënoni Bashën që bëri marrëveshje të fshehtë me Ramën, ndenjën 6 orë dhe sot e saj ditë nuk dihet çfarë marrëveshje u bë?.?-thekson një demokrat.

Ndërkohë, një demokrat paralajmëron se me 11 dhjetor, ?do t?i marrë lumi?, duke iu referuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga delegatët.

?Do t?ju marrë lumi pas 11 Dhjetorit, kur t?ju vijnë 100 mijë demokratë, po ndërroni krah se nuk ju mbron dot as Edi as Lulushi o të mjerë?-shkruan ai.

Më poshtë disa nga komentet në faqen zyrtare të PD:/CNA.al

Lajmet e fundit nga