Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Vendi gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve...
25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si ?16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore?, e cila përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Policia ka apeluar gratë që të mos heshtin kundër dhunës.
?Kjo fushatë është jo vetem sensibilizuese, por edhe për të treguar se jemi gjithmonë në krah të viktimave, çdo ditë, së bashku me bashkëpunëtorët tanë.
Policia e Shtetit e vlerëson thelbësor, besimin ndaj viktimave të dhunës, trajtimin dinjitoz dhe mosparagjykimin e tyre.
10 gra nuk i mbijetuan dhunës, gjatë vitit 2021!
3288 të tjera e denoncuan dhunën!
506 dhunues u arrestuan për dhunë në familje!
Mos hesht! Denonco!
Ta ndalim dhunën ndaj grave, tani?, thuhet në mesazhin e Policisë, postuar në rrjetet sociale.
Edhe institucioni i Avokatit të Popullit i bashkohet Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore nën sloganin : ?Bëje Botën Portokalli: Të ndalim dhunën ndaj grave TANI!?
Dhuna ndaj grave si një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut sot në botë, është intensifikuar më shumë që nga shpërthimi i COVID-19 dhe ka treguar se veçanërisht disa forma të dhunës siç është dhuna në familje, është shoqëruar me ndikime të rëndësishme negative në jetën e sigurt dhe në mirëqenien e tyre.
Dhuna me bazë gjinore mund të prekë çdo individ, pa dallim niveli ekonomik e social. Ajo është shkelje sistematike dhe e përhapur e të drejtave të njeriut, që kryesisht përjetohet nga gratë për faktin se ato janë gra.
Avokati i Popullit ju bën thirrje edhe njëherë të gjitha institucioneve publike, në nivel qendror dhe lokal dhe të gjithë aktorëve të shoqërisë, që të bëjnë përpjekje serioze për të parandaluar fenomenin e dhunës, që të kapërcehen sfidat dhe barrierat në mënyrë të tillë që gratë dhe vajzat të gëzojnë të drejta të barabarta në të gjitha fushat, të fuqizojnë sa më parë gratë duke ju ofruar akses më të madh në arsimim dhe punësim, në strehim dhe në të gjitha shërbimet e ofruara nga institucionet sociale, të kenë akses në drejtësi dhe të sigurojnë që zëri I tyre të dëgjohet dhe të merren masa për plotësimin e nevojave të tyre.
Në partneritet me qeverinë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile ne do të vazhdojmë të punojmë për t?i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave tani.
Institucioni i Avokatit të Popullit, si institucioni më i madh i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në vend, riafirmon angazhimin e vet për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave për të jetuar pa dhunë./CNA.al
Vendi gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve...
Biznesmeni shqiptaro-amerikan Michael Granoff, në një interv...
Michael Granoff është biznesmen amerikan por edhe shtetas sh...
Nga Miron ÇakoNë 25 Nëntor Kisha Orthodhokse kujton dhe fest...
Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Micha...
Gjatë një interviste në Now, me Erla Mëhillin, Michael Grano...
Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Micha...
Opozita akuzon shpesh për oligarkë, pra një grup biznesmenës...
Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, ka...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi, e ka konsideruar situa...
Llambi Pengu është një nga peshkatarët e fshatit Lin, i cili...
Kur kanë kaluar më shumë se një javë pas vrasjes së 8 vjeçar...
Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kus...
Përfaqësuesi i një shoqate humanitare nga Dogana e Tiranës, ...
Gazetarja Klodiana Lala shkruan se ka pasur tensione në Elba...
DPSHTRR ka dhënë sot një sqarim për të gjithë qytetarët shqi...
Autoriteti Rrugor ka njoftuar se po fillojnë punimet për sht...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se është vendos...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar se me datë 3 ...
Sipërmarrësi e biznesmeni Gjergj Luca dhe regjisori Bujar Ka...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...