LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimi i inceneratorëve/ Këlliçi: Mërtiri ka bllokuar informacionin nga bankat

23 Nëntor 2021, 13:49, Politikë CNA
Hetimi i inceneratorëve/ Këlliçi: Mërtiri ka bllokuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, akuzoi Mirel Mërtirin se ka detyruar bankat e nivelit të dytë, që të mos japin informacione.

Këlliçi debatoi me deputeten e PS, Ermonela Felaj, lidhur me etiketimet që i vendosi Mërtirit, ndërsa ligjvënësja socialiste i ka tërhequr vëmendjen.

?Tre banka nuk japin informacion për llogari të Mërtirit. I ka detyruar të mos japin. Bankat e kanë detyrim ligjor dhënien e informacionit.

Ky komision ka për detyrë të bëjë një hetim të këtyre personave, me gjithë të drejtën që buron nga ligji.

E vetmja gjë që po bie në sy është mbrojta që po i bëhet Mërtirit, po bëhet nga njëra palë. Po kërkojmë të zbatohet ligji. Unë nëse marr përsipër të them fjalën hajdut e kam unë përgjegjësi. Mos u shqetëso pse po i them unë hajdut, Mërtirit.

Unë nuk druhen aspak të quaj një person që abuzon me fondet hajdut. Për këtë gjë mbaj përgjegjësi personale, mos u shqetësoni ju për mua dhe pse po quhet Mirel Mërtiri hajdut në këtë komision, zonja Felaj,? -tha Këlliçi.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku, tha se bankave do t´u kërkohet sërisht informacion, ndërsa ajo kujtoi se si ka vepruar në një rast të ngjashëm, një tjetër komision hetimor, i drejtuar nga Taulant Balla, i cili kërkonte informacione mbi një person që nuk kishte përfituar fondet publike, por banka ia vuri në dispozicion informacionin e kërkuar./CNA.al

?Bankat i binden një hajduti?/ Këlliçi me tone të forta: E patolerueshme, kanë detyrim ligjor të përgjigjen

Mirel Mërtiri ?zbarkon? në Kuvend/ Debate mes deputetëve: Tërhiqini ato që thatë

Lajmet e fundit nga