LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mirel Mërtiri “zbarkon” në Kuvend/ Debate mes deputetëve: Tërhiqini ato që thatë

23 Nëntor 2021, 13:46, Politikë CNA
Mirel Mërtiri “zbarkon” në Kuvend/ Debate mes

Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët po zhvillon sot mbledhjen e radhës.

Ndërkohë, mbledhja e sotme është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe Opozitës.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e cilësoi si të papranueshme faktin që bankat kanë refuzuar të japin informacion për Mirel Mërtirin, ndërsa theksoi se opozita do t?i rinisë kërkesa të gjitha bankave të nivelit të dytë.

Nga ana tjetër ajo tha se mazhoranca dhe as bankat nuk mund të shkojnë në Komision, me argumentat e Mirel Mërtirit.

?Opozita, pa miratimin e mazhorancës, por duke e njoftuar për çfarë kemi ndërmend të bëjmë do t?I rinisë edhe një herë kërkesë të gjitha bankave të nivelit të dytë që nuk janë përgjigjur, dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë që kanë refuzuar të përgjigjen.

Bëhet fjalë për fonde publike dhe asgjë e askush nuk na ndalon dot ta hetojmë.

Unë nuk e pranoj dot që ju apo sektori bankat të vini këtu me argumentat e Mirel Mërtirit.   

Kushdo qoftë që bëhet mburojë e kësaj afere duhet të hetohet.?-tha Tabaku.

Por, kjo është cilësuar si fyerje nga deputetët e mazhorancës.

?Ju mund të keni mikrofon por nuk mund të na fyeni. Tërhiqeni atë që thatë?-iu drejtua deputetja Ermonela Felaj, Jorida Tabakut.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe deputetja Anila Denaj, e cila u shpreh ?Jepni respektin që duhet dhe kujdes me termat?.

?Bankat i binden një hajduti?/ Këlliçi me tone të forta: E patolerueshme, kanë detyrim ligjor të përgjigjen

Lajmet e fundit nga