web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Ketiona Agaj/ Kujdesi dentar gjatë radio dhe kemioterapisë

16 Nëntor 2021, 14:48, Lifestyle CNA

Sigurohuni që të merrni të gjitha shërbimet dentare përpara se të nisni terapinë me rrezatim apo ilaçe.

Terapitë nuk janë selektive për qelizat, ato nuk dallojnë qelizat e mira nga ato jo të mira. Për rrjedhojë trupi (palca ku prodhohen elementët e gjakut) humbet shumë nga aftësia për të riparuar, për të përballuar një inflamacion dhe për të mbyllur një plagë.

-Zgjidhni pasta që targetojnë kariesin dhe mishrat e dhëmbëve

-Punoni ekstra me higjenën e gojës

-Evitoni shpëlarësit komercial, një shpëlarës vajor është antiinflamator dhe antimykotik natyral shumë i mirë

-Ushqimet e ftohta dhe jo të thata ju ndihmojnë me plagët në gojë

-Goja e thatë do ju shoqërojë për shumë muaj, zgjidhni pështymë artificiale

-Përpara ushqyerjes mund të aplikoni xhelin mpirës për ta bërë më lehtë përtypjen

-Shumë e rëndësishme është të fluorizoni rregullisht dhe për një kohë të gjatë

-Qëndroni pozitiv

Ky do të jetë një kujdes i shtuar që do të vazhdojë edhe në 6 muajt pas terapisë.

Për të gjitha urgjencat dentare na pyesni. Shërbimet mjekësore ndaj infeksioneve dhe dhimbjes nuk janë të ndaluara në asnjë moment të jetës./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga