LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Fitore e vuajtur ndaj Andorrës, Shqipëria i falet një penalltia dhe e mbyll grupin në vendin e tretë

15 Nëntor 2021, 21:38, Sport CNA
VIDEO/ Fitore e vuajtur ndaj Andorrës, Shqipëria i falet një

Një penallti e Endri Çekiçit në minutën e 73-të ndaj Andorrës i ka siguruar Shqipërisë bilancin më të mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit.

Fitorja 1-0 ndaj Andorrës, në një ndeshje me shumë vuajtje për shkak të gabimeve të shumta para portës të kuqezinjve, bëri që Shqipëria të mbyllë në kuotën e 18 pikëve, si asnjëherë më parë, kualifikueset e Botërorit dhe në vendin e tretë, duke lënë pas 3 skuadra.

Shqipëri 1 ? 0 Andorra

Çekiçi 74′ (p)

Kupa e Botës 2022, Grupi I kualifikues, ndeshja e 10-të, 20:45

Stadiumi: Air Albania, Tiranë

Arbitër: Andris Treimanis (Letonia)

Formacionte zyrtare:

Shqipëria (3-5-2): Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Uzuni, Cekiçi, Seferi Trajner: Edouardo Reja

Andorra (5-4-1): Gomes, San Nicolas, Llovera, Garcia, Alavedra, Cervos, Martinez, Vieira, Pujol, Alaez, Rosas Trajner: Koldo Alvarez

Komenti:

73? Më në fund vjen goli kuqezi, Çekiçi shënon nga pika e bardhë e penalltisë.


71? Penallti për kuqezinjtë. Pas një goditje nga këndi Uzuni pengohet në zonë dhe gjyqtaria bën shenjë nga pika e bardhë.

43? Rosas del me shpejtësi para në kundërsulm në të djathtën dhe detyron Strakoshën të bëjë një ndërhyrje shpëtimtare për të evituar golin.

40? Rast i pabesueshëm i humbur nga Uzuni, Laçi me kokë gjuan para portierit dhe ky i fundit lë topin para zonës, Uzuni vjen por nuk kalon përsëri sferën në rrjetë.

37? Aksion me shumë pasime i kuqezinjve, Uzuni devijon në zonë por bllokohet nga mbrojtësit e Andorrës të cilët janë kthyer në barrierë të mirëfilltë para zonës.

30? Pas një goditje dënimi të Andorrës, Jovera me kokë vë në provë reflekset e Strakoshës.

27? Mundësi e artë e Seferit, gjuajtja e tij është shumë e lehtë dhe portieri kontrollon me lehtësi.

25? Alaez provon një gjuajtje diagonale nga e djathta, por nuk gjen katërkëndorin.

1? Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Lajmet e fundit nga