LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Skandal pas kualifikimit, lojtarët serbë festojnë me simbole shoviniste

15 Nëntor 2021, 15:26, Sport CNA
FOTO/ Skandal pas kualifikimit, lojtarët serbë festojnë me

Serbia arriti të sigurojë një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës, falë fitores 1-2 në sfidën direkte me Portugalinë, falë golit të shënuar nga sulmuesi Aleksandar Mitrovic në minutën e fundit të takimit.

Gëzimi për kualifikimin ka qenë mëse legjitim, por futbollistët e Serbisë e kanë tepruar, duke treguar edhe një herë tjetër prirjet e tyre nacionaliste dhe shoviniste.

Të veshur me fanella zyrtare të Federatës së Futbollit, në të cilën ishte shkruar emri i këngës shoviniste nacionaliste e cila ishte simbol i protestave në Mal të Zi. Kënga thotë ?le të valëvitet flamuri Serb nga Prizreni (Kosovë) në Rumija (Mal të Zi)?.

Gjithashtu lojtarët kanë përshëndetur me tre gishta (njihet si përshëndetja serbe), një simbol i etno-nacionalizmit serb.

Lajmet e fundit nga