LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Serbia fiton në Portugali dhe kualifikohet në Botëror, Ronaldo shpërthen në lot

14 Nëntor 2021, 21:48, Sport CNA
Serbia fiton në Portugali dhe kualifikohet në Botëror, Ronaldo

E pabesueshmja ndodhi! Serbia ka fituar sonte në Portugali duke marrë një fitore në minutat e fundit që vlen aksesin në Kupën e Botës në Katar 2022. Një sukses që ka ardhur me përmbysje, pasi rezultati u zhbllokua që në fillim me anë të Sanches pas 2 minutash lojë.

Por, me kalimin e minutave, Serbia rriti lojën dhe presingun, aq sa Vlahovic gjeti shtyllën dhe më pas ishte Tadic ai që shënoi.

Në pjesën e dytë, Serbia tentoi sërish dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt arriti që të dërgonte topin në rrjetë me Mitrovic, senatori i përjetshëm i Serbisë, me kokë, duke mposhtur Rui Patricio.

Cristiano Ronaldo gati në lot, Serbia feston dhe siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës si e para e grupit. Tani, Portugalia do të duhet të kalojë përmes playoff. Ndeshje për t?u harruar për Ronaldon?

Rezultatet në ndeshjet e tjera:

GRUPI A

LUKSEMBURG-IRLANDË 0-3
67? Dafi, 75? Ogbene, 88? Robinson

PORTUGALI-SERBI 1-2
2? R. Sançez / 33? Tadiç, 90? Mitroviç

GRUPI B

GREQI-KOSOVË 1-1
44? Masuras / 76? Rrahmani

SPANJË-SUEDI 1-0
86? Morata

Lajmet e fundit nga