LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Dramë në Split, një rus kualifikon kroatët në Katar 2022

14 Nëntor 2021, 16:09, Sport CNA
Video/ Dramë në Split, një rus kualifikon kroatët në

Kroacia bëhet skuadra e 5-të europiane që siguron biletën për në Botërorin Katar 2022, pas Gjermanisë, Danimarkës, Francës e Belgjikës.

Nënkampionët e botës vuajtën shumë në sfidën e fundit të grupit H ndaj Rusisë, që ishte edhe një sfidë direkte për vendin e parë, por në fund ia dolën të festonin pasi triumfuan 1-0 falë një autogoli të Kudryashov në minutën e 81-të. Rusia luante për dy rezultate në këtë sfidë ndërsa Kroacisë i duhej me çdo kusht fitorja për t?u kualifikuar direkt në Katar 2022.

Me një Rusi të vendosur të gjithën në mbrojtje ndeshja e zhvilluar në Split u luajt vetëm në një portë me Kroacinë që tentoi gjatë gjithë kohës për të gjetur avantazhin duke shpërdoruar pa fund me Perisic, Brozovic e Kramaric ndërsa për të ngritur në festë tifozët e pranishëm në stadiumin Poljud dhe për të çliruar të gjithë kroatët dhe trajnerin Zlatko Dalic mendoi një rus, pikërisht Kudryashov që devijoi në portën e tij një krosim në minutën e 81-të, duke u dhënë avantazhin kroatëve.

Rusët u përpoqën të reagonin por pa rezultat edhe pse në minutat shtesë drithëruan kroatët me një goditje nga jashtë zone. Me këtë fitore Kroacia e mbylli grupin H në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, duke u kualifikuar direkt në Botëror ndërkohë që Rusia do të provojë të shkojë në Katar nëpërmjet fazës play-off. Në vendin e tretë të grupit H u rendit Sllovakia që fitoi thellë 0-6 në transfertën ndaj Maltës duke lënë ishullorët në vendin e fundit ndërkohë që Sllovenia mposhti 2-1 Qipron.

Lajmet e fundit nga