LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hysaj: Të mos e mendojmë të fituar ndeshjen me Andorrën, rrezikojmë vendin e tretë

14 Nëntor 2021, 16:08, Sport CNA
Hysaj: Të mos e mendojmë të fituar ndeshjen me Andorrën,

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndaj Andorrës. Futbollisti shkodran u shpreh se pavarësisht kundërshtarit, Shqipëria nuk duhet ta mendojë të fituar ndeshjen, duke shtuar se rrezikohet edhe vendi i tretë në grup.

?Ajo me Anglinë është një humbje e thellë dhe na ka ulur pak motivimin, por këto ditë kemi qëndruar të bashkuar, është një humbje që duhet harruar, kemi dhe një ndeshje tjetër dhe do të kërkojmë maksimumin për t?i mbyllur në mënyrën më të mirë këto eliminatore.

Ishte një humbje vërtetë e rëndë por nuk duhet të harrojmë që luajtëm ndaj Anglisë, një kundërshtari që ka në përbërje lojtarë të kalibrit të lartë botëror, gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë si një mësim për t?u ringritur.

Andorra është një skuadër që i hap punë çdo ekipi. Ne në historinë tonë jemi rritur shumë dhe ta dijmë që Andorra është një skuadër e fortë dhe duhet të jemi të qetë dhe të jo të mendojmë që është Andorra dhe e kemi të fituar.

Rrezikojmë, por siç thashë jem duke punuar për të rregulluar ato gabime që kemi bërë. Do të futemi në fushë për të fituar dhe për të arritur 18 pikë që duam të marrim?, u shpreh Hysaj.

Lajmet e fundit nga