LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andora di të jetë e hidhur/ Një trajner i shkarkuar e një barazim pa “dëme” në statistikat kuqezi

15 Nëntor 2021, 13:35, Sport CNA
Andora di të jetë e hidhur/ Një trajner i shkarkuar e një

Gjashtë ndeshje në total, që për nga ajo që përfaqëson Andorra nuk mund të jenë vecse pozitive për Shqipërinë, në bilancin historik me kombëtaren e Andorrës.

E megjithatë janë disa detaje që duhen përmendur sepse vlejnë si paralajmërim, pavarësisht se në total janë 4 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje në një ndeshje miqësore.

Pikërisht ajo ndeshje miqësore e vitit 2002 i ka kushtuar pankinën Sulejman Demollarit, i mundur 2-0 në Andorra.

Sfida e parë mes dy kombëtareve është regjistruar në vitin 2000, ndërsa e fundit në mars të këtij viti, të dyja janë fituar nga Shqipëria.

Rezultati tjetër që nuk është fitore, në përballjet direkte me andorranët, është barazimi 2-2 në 14 nëntor 2019, kur atëherë teknik ishte po Edoardo Reja, por përvec befasisë nuk ndikoi në aventurën e italianit në pankinën e kombëtares.

 

 

Lajmet e fundit nga