LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitorja është detyrim, bastet favorizojnë Shqipërinë ndaj Andorrës

15 Nëntor 2021, 08:38, Sport CNA
Fitorja është detyrim, bastet favorizojnë Shqipërinë

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës. Kuqezinjtë presin në ?Air Albania?, Andorrën dhe takimi do të nisë në orën 20:45 e do të luhet pa tifozë për shkak të dënimit nga UEFA.

Kombëtarja e ka për detyrë që të marrë fitoren ndaj Andorrës për të blinduar vendin e 3-të, por edhe për të rikthyer qetësinë pas humbjes turpëruese 5-0 nga Anglia. Bastet favorizojnë shumë kuqezinjtë që në këtë ndeshje e kanë koefiçentin e fitores 1.22, barazimi 6.5 dhe fitorja e Andorrës është kuotuar 13.

Në letër Shipëria është shumë favorite dhe këtë gjë duhet ta tregojë edhe në fushën e lojës për të evituar suprizat që mund të sjellin jo pak probleme si dhe të blindojë vendin e 3-të.

Lajmet e fundit nga