
Fitorja është detyrim, bastet favorizojnë Shqipërinë ndaj Andorrës
Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit kuali...
Po luhen ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës, Katar 2022. Deri më tani 7 skuadra (Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia dhe Spanja) të kontinentit europian kanë siguruar kualifikimin për në fazën finale të turneut dhe 3 ?biletat? e fundit për në Katar do të vendosen nga ndeshjet e ditës së sotme dhe asaj të nesërme.
Sot do të zhvillojnë ndeshjet e fundit të kësaj fushate eliminatore skuadrat e grupeve C, F dhe I.
Italia dhe Zvicra luftojnë në distancë për vendin e parë në grupin C, vend që të kualifikon direkt në fazën finale të Kupës së Botës. Të dyja skuadrat kanë nga 15 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura (asnjë humbje deri tani), por për momentin vendin e parë e zë Italia, falë golavarazhit më të mirë.
Kampionët në fuqi të Europës duhet të fitojnë patjetër në transfertën e sotme në Belfast përballë Irlandës së Veriut dhe të shpresojnë që Zvicra të mos fitojë ndeshjen që luan në shtëpi përballë Bullgarisë, që të ruajnë vendin e parë në grup.
Nëse të dyja skuadrat fitojnë (ose arrijnë të njëjtin rezultat në sfidat respektive) atëherë është golavarazhi ai, që do të vendosë se kush do të shkojë në Katar 2022 (aktualisht Italia ka një golavarazh më të mirë se Zvicra, +2 gola).
Në grupin F gjithçka është vendosur: Danimarka është kualifikuar për në fazën finale të Botërorit, ndërsa Skocia do të luajë në Play Off. Të dyja skuadrat do të përballen në Skoci në ndeshjen e fundit të kësaj fusha eliminatore.
Danimarka ka fituar të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani në grup dhe sot kërkon një tjetër sukses, që të bëhet skuadra e vetme që e mbyll me pikë të plota këtë fushatë eliminatore. Austri-Moldavi dhe Izrael-Ishujt Faroe janë dy sfidat e tjera të grupit F.
Anglia kërkon fitoren në transfertën e sotme përballë San Marinos, që të blindojë kreun e grupit I dhe të sigurojë kështu një biletë të Katar 2022. Anglezët kanë 3 pikë më shumë se Polonia dhe sigurojnë kualifikimin edhe me një barazim në sfidën e sotme (nëse polakët fitojnë ndeshjen e tyre).
Polonia, që me shumë mundësi do të luajë në Play Off, do të përballet me Hungarinë në ditën e sotme. Matematika i lejon polakët të besojnë te vendi i parë, por duhet të ndodhë një mrekulli, që kjo gjë të bëhet realitet.
Shqipëria mbyll këtë fushatë eliminatore në shtëpi përballë Andorrës. Një sukses në sfidën e sotme do të blindonte vendin e tretë në grup dhe do të ngjiste skuadrën kuqezi në kuotën e 18 pikëve, si asnjëherë më parë në histori.
Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit kuali...
Me shumë mungesa, me një stadium të boshatisur dhe pas një h...
Kosova ka mbyllur eliminatoret e Botërorit 2022 me një baraz...
E pabesueshmja ndodhi! Serbia ka fituar sonte në Portugali d...
Marash Kumbulla mund të marrë frymë i qetë. Mbrojtësi i përf...
Falë një parakalimi për manual në xhiron e 59-të, Lewis Hami...
Maqedonia siguron për herë të parë play-off e Botërorit. Një...
Një histori e vërtetë suksesi na vjen nga Anglia dhe mban em...
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencë ...
Kroacia bëhet skuadra e 5-të europiane që siguron biletën pë...
Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edi Reja, ka dalë sot në ...
Valentino Rosi garoi për herë të fundit në Moto Gp. Legjenda...
Kohë rinovimesh te Milani. Teo Hernandez, Ismael Benaser dhe...
Franca është kampioni aktual i Kupës së Botës pasi mundi Kro...
Ole Gun Solskjaer është shumë afër shkarkimit nga detyra si ...
Sulmuesi i famshëm turk, Hakan Shukur, u largua nga Turqia d...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli. Sfida e Kupës m...
Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë një risi, pasi do të zhvi...
Do të luhen sot ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së B...
Pasi iu dëmtuat Alesandro Bastoni në derbi, Interit do t’i d...
“Stop” shkoi në fshatin Rrethë Buz në Njësinë Buz, bashkia...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një çantë e dyshimtë është gjetur pranë një makine në ...
Përplasja e ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ka rezu...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reag...
Ilirian Muho, avokati i Alda Klosit, ka tentuar të rrëzojë...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...