LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Armando Broja thyen heshtjen/ Shikoni postimin e yllit shqiptar

15 Nëntor 2021, 18:07, Sport CNA
Armando Broja thyen heshtjen/ Shikoni postimin e yllit shqiptar

Shumë zhurmë krijoi mungesa e Armando Brojës në sfidën Angli-Shqipëri. Ylli i ekipit kombëtar donte të luante në vendlindje, të njëjtën dëshirë kishin edhe tifozët e stafi teknik, por një dëmtim në kavilje ndikoi që sulmuesi i talentuar të përfundonte në tribunë.

?Zv trajneri Salihi e ka pare në ndeshje, ka pasur kontakte të vazhdueshme, stafi ynë mjekësor ka pasur komunikim me stafin e mjekëve të Southampton.

Broja erdhi një ditë përpara ndeshjes, por kishte sërish dhimbje dhe na kërkoi të kthehej në klub për të vazhduar rikuperimin, kaq e thjeshtë është, nuk ka probleme të tjera.

Doja ta përdorja ndaj Andorrës, por lojtari ndjeu sërish probleme në kavilje?, deklaroi trajneri Edi Reja në konferencën e djeshme për shtypin.

Tani vjen edhe reagimi i lojtarit, i cili karikon shokët e skuadrës për ndeshjen ndaj Andorrës me anë të një postimi në ?Instagram?, aty ku shkruan:

?I uroj çunave suksese sonte! Një urim të veçantë e kam për të gjithë Tifozat Kuq e Zi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë.

Të luftojmë për flamurin tonë, ne jemi Kuq e Zi, ne jemi Shqipëria. Forca?, shkruan 20-vjeçari nga Malësia e Madhe.

Lajmet e fundit nga