LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Kryetarin pa parti e ka pushtuar frika, nuk takon dot as tre prej jush

12 Nëntor 2021, 16:39, Politikë CNA
Berisha: Kryetarin pa parti e ka pushtuar frika, nuk takon dot as tre prej jush

Ish kryeminsitri Sali Berisha, në takimin e tij me demokratët në qytetin e Sarandës, ka deklaruar se mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD, ka shkaktuar një frikë të madhe të kryetari Lulzim Basha.

Berisha tha se mbledhja e 4200 firmave është drita që verboi selinë dhe kryetarin pa parti duke iu referuar kështu Bashës.

?E paimagjinueshme, drita e tyre verboi selinë kryetarin e saj kryetarin pa parti apo njeriun që është mbyllur në katër muret e dhomës së tij.

Atë e ka pushtuar një frikë e tmerrshme. Ka frikë nga ju. Ai ka frikë se e di se nuk pranoni kurrë pazaret e tij me Edi Ramën, nuk pranoni  shndërrimin e pluralizimit politik në fasadë. Ju jeni të bindur se një parti josovrane nuk vjen kurrë në pushtet.

Janë këto arsyet se pse kryetari peng ka frikë dhe tmerr dhe nuk takohet dot me tre prej jush. Tani së fundi këtë frikë që ka nga ju ai e demostroi në mënyrë primitive. Njerzëit primitv jetojnë me rikë të ndryshme. Frika e tij e madhe janë firmat tuaja. Tmerri jo vetëm i atij por edhe kreut të Meduzës janë firmat tuaja. Tmerri i madh i Soros, i cili kishte parashikuar shkatërrimin e partisë konservatore të Shqipërisë?, ka thënë Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga