LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet e fermerëve me policinë/ Kulluri akuza qeverisë: Ka dëmtuar sektorin prodhues

12 Nëntor 2021, 14:48, Politikë CNA
Përplasjet e fermerëve me policinë/ Kulluri akuza qeverisë:

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri ka komentuar situatën që u krijua sot në Lushnjë, pas përplasjes së fermerëve me policinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kulluri shkruan se kjo qeveri prej tetë vitesh ka dobësuar sektorin prodhues që nga ekonomia rurale e deri te ajo energjitike.

?Te dashur miq!

Te godasesh fermeret me politika qe dobesojne prodhimin vendas, punen, pronen dhe mundesine e tyre per te fituar eshte politike ekonomike anti shqiptare!

Kjo qeveri prej 8 vitesh vecse ka dobesuar sektorin prodhues qe nga ekonomia rurale e deri te ajo energjitike!

Kemi shitur sovranitetin ekonomik tek konkurentet tane rajonale!

Kjo eshte qeveri qe duhet rrezuar pasi i sheh qytetaret e vet si konsumator dhe jo si njerez te lire qe rrisin prodhimin dhe kapitalin shqiptar!

E jo vetem kaq, por u mohon te drejten e protestes duke i dhunuar! Cdo shqiptar i ndershem duhet te mbeshtese protestat e fermereve per te kthyer sovranitetin ekonomik, patriotizmin qe fillon nga ekonomia?, shkruan Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga