LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Do hapim akademi barinjsh”/ Ministrja tenton të justifikohet: S’e shpikëm, e kemi parë në Zvicër

9 Nëntor 2021, 09:00, Politikë CNA

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së bujshme, ku tha se do të hapet një akademi barinjsh.

Gjatë fjalës së saj sot në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Krifca tentoi të justifikohet, duke thënë se deklarata e saj është keqkuptuar.

Më tej, ajo shtoi se kjo është një eksperiencë që ?e kemi parë  në disa vende, Zvicra, Anglia Spanja e kanë  një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështejte në formimin e tyre?.

?Mund të bëj një sqarim në keqkuptimin e ndodhur në mbledhjen e kaluar. Një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi, në vijim të komisionit i kam kërkuar ndjekësë koleges time për mënyrën si u shpreha.

Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur, por e kemi parë në disa vende. Zvicra, Anglia, Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështejte në formimin e tyre për ti angazhuar në këtë profesion.

E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e AZHBR  jam konsultuar dhe me Universitetin Bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet.

Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo jo e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë.

Ky ishte sqarimi që doja të bëja.?-tha ministrja./CNA.al

Lajmet e fundit nga