LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënimi për shpifje i përfaqësuesve në KQZ/ PD ‘hakmerret’ me gjyqtarin: Je i përfshirë në trafik droge

8 Nëntor 2021, 15:41, Politikë CNA
Dënimi për shpifje i përfaqësuesve në KQZ/ PD

Gjyqtari Bedri Qori ka vendosur që të dënojë për shpifje përfaqësuesit e PD-së në KQZ dhe Gjirokastër që denoncuan përfshirjen e policisë në fushatën zgjedhore.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila thotë që ky gjyqtar me pasuri të iu nënshtrua presionit të pushtetit.

Sipas PD-së, nuk është shpifje që Olsian Bistro është i përfshirë në trafikun e drogës, gjatë kohës kur drejtonte Komisariatin e Pogradecit, teksa në deklaratë thuhet që ky informacion i përket Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Gjyqtarët e korruptuar, si Bedri Qori, i dhanë sot Edi Ramës të drejtën për të përdorur policë të perfshirë në trafikun e drogës, si Olsian Bistro, për të legjitimuar vjedhjen e  zgjedhjeve.

Në vend të ndëshkimit të atyre që morën pjesë në masakrën zgjedhore të 25 Prillit, gjyqtari nën presionin e vetingut dënoi për shpifje përfaqësuesit e PD në KQZ dhe atyre në Gjirokastër, që  denoncuan përfshirjen e policisë në masakrën zgjedhore. Vendimi i padrejtë i gjyqtarit me pasuri të pajustifikuara iu nënshtrua presionit të pushtetit për të mbrojtur një polic të rangut të lartë, që bëri fushatë në Gjirokastër për Ministrin e Brendshëm dhe u shpërblye tani me postin e drejtorit të Policisë në Lezhë.

Nuk është shpifje që Olsian Bistro është i përfshirë në trafikun e drogës, gjatë kohës kur drejtonte Komisariatin e Pogradecit. Ky informacion i përket Shërbimit Informativ Shtetëror, që e identifikoi Olsian Bistron në listën e 128 policëve të përfshirë në trafikun e drogës në 2016-ën.

Shërbimet korruptive të gjyqësorit ndaj Edi Ramës nuk do ta ndalojnë Partinë Demokratike që të denoncojë përfshirjen e drejtuesve të  Policisë së Shtetit në trafikun e lëndëve narkotike dhe shitblerjen e votave.

Veglat e Edi Ramës në Gjykatë dhe në Polici nuk mund të shuajnë zërin e përfaqësuesve të PD kundër çdo akti kriminal dhe çdo vendimi korruptiv që minon demokracinë.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga