LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agrobiznesi kundër paketës fiskale/ Nuk është konsultuar, dëmton bujqësinë

8 Nëntor 2021, 10:09, Politikë CNA
Agrobiznesi kundër paketës fiskale/ Nuk është konsultuar,

Paketa fiskale e propozuar nga Ministria e Financave, është diskutuar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Enisa Shena, tha se paketa fiskale nuk është konsultuar me bizneset prodhuese dhe me sektorin e bujqësisë.

Po ashtu ajo theksoi se pavarësisht se buxheti i shtetit pret një rritje të ardhurash nga heqja e rimbursimit të TVSH-së për bujqësinë, vendosjes së tarifës 10% për inputet bujqësore apo tavani i përjashtuar nga TVSH-ja sa i takon investimeve në bujqësi, këto ndryshime dëmtojnë bizneset.

Agrobiznesi kërkon që këto ndryshime të propozuara të mos hyjnë në fuqi pa u bërë studimi i thelluar me dëmin që do i shkaktohet biznesit në sektorin e bujqësisë në rast se këto masa hyjnë në fuqi.

?Impakti financiar pozitiv në buxhet që pretendohet sipas përllogaritjeve të hartuesve të Paketës fiskale parashikohet rreth 1 miliardë e 750 milionë lekë të reja. Por hartuesit P/buxhetit dhe Paketës fiskale nuk kanë studiuar dhe nuk janë ballafaquar me sektorin privat, për të llogaritur edhe pasojat negative dhe dëmin qe i shkaktohet sektorit privat, veçanërisht sektorit prodhues nga reduktimi buxhetit dhe taksat, tatimet e tarifat shtesë që propozohen në Paketën fiskale.

Sipas parashikimeve dhe vlerësimit paraprak të ekspertëve tanë efektet negative në sektorin privat, por edhe në buxhet nga masat e propozuara janë pa dyshim shumë më të mëdha se sa shifra që parashikohet se mund të përfitohet në buxhet nga masat e propozuara:

Propozimi jone është:  Taksat,tatimet dhe tarifat shtesë të propozuara në Paketën fiskale që shoqëron Projektbuxhetin e vitit 2022 të mos hynë në fuqi, pa u përfunduar studimi dhe pa u ballafaquar me sektorin privat mbi efektet negative, që do të reflektojnë masat e propozuara ne te gjitha hallkat e zinxhirit te Ekonomisë së Ushqimit ne Shqipëri dhe për rrjedhoje edhe ne buxhetin e shtetit?,-tha Enisa Shena drejtoreshë e Agrobiznesit.

Lajmet e fundit nga