LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakmarrja e Bashës kundër FRPD/ Berisha: Akt Stalinist, nuk janë vegël e partisë

5 Nëntor 2021, 16:47, Politikë CNA
Hakmarrja e Bashës kundër FRPD/ Berisha: Akt Stalinist, nuk janë

Lideri historik, Sali Berisha e ka quajtur akt stalinist vendimin e Bashës për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD, duke theksuar se të rinjtë dhe gratë në PD, nuk janë levë e partisë.

Ai nuk ka nguruar t?u bëjë thirrje të rinjve që të marrin në dorë frerët e partisë për ta çuar PD-në përpara.

?Krijim e një komisioni për të bërë zgjedhjet në Forumin Rinor. Akt Stalinist i mirëfilltë dhe I turpshëm. Të rinjtë tek ne dhe gratë nuk janë leva të partisë, por forume me të cilët ndajmë të njejtat vlera, principe e qëllime. Në të njëjtën formë si ka vepruar në 8 vite kryetari  pa parti, nuk ka vepruar as diktatori. 

Thirrje të rinjve të marrin në dortë foltoren sic po e marrin cdo ditë e më shumë. Kjo foltore është për të cuar PD në shtëpi. Synon të vendosë rergulla demokratike brenda nesh. Vendimi juaj themel I veprimtarisë së PD?, deklaroi Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga