Gazetari sulm Bashës/ “Po mbytesh në llumin e dëshpërimit”
Gazetari Bledian Koka e ka krahasuar kreun e PD, Basha me R...
Pas një debati me kreun e FRPD, Belind Këlliçi, në lidhje me Foltoren që pritet të mbahet ditën e dielë nga ish kryeministri Berisha dhe përfshirjen në organizim të kryesisë së FRPD dhe gjithë strukturës së saj drejtuese, Lulzim Basha ka shpallur në mënyrë të njëanëshme garën për kreun e FRPD dhe organizimin e kësaj organizate partnere.
Në fakt FRPD ka statutin e tij në mënyrën se si funksionon, të përcaktuar qartazi dhe ka një kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend që vendos për çeljen e garës, për grupin e punës dhe mënyrën se si do të ecet me riorganizimin e kësaj strukture.
Mesa duket Lulzim Basha, i ndodhur në panikun e pjesëmarrjes të qindra të rinjve në Foltoren e doktor Berishës, ditën e Dielë në orën 12:00, tek Amfiteatri i Akademisë së Arteve, në panik e sipër ka urdhëruar shpalljen e garës për kreun e FRPD dhe zgjedhjet në këtë organizatë partnere.
Basha i ndodhur edhe një herë në tensionet e tij të javëve të fundit ku ka filluar përjashtime, dëbime nga Partia Demokrtaike dhe beteja me shumë drejtues lokalë dhe depuetët, tashmë mesa duket radha i ka ardhur FRPD për ta futur në organizim.
Në fakt do të ishte krejt normale, zgjedhja dhe organizimi i FRPD pas zgjedhjeve apo përfundimit të mandatit të Belind Këlliçit. Por mënyra se si po veprohet dhe sjellja e Bashës, duke e shpallur ai garën, megjithëse nuk e ka kompetencë si kreytar i PD, pasi FRPD është organizatë partnere dhe siç theksuam funksionon me rregullat dhe statutin e saj, Basha ka bërë një ndërhyrje krejtësisht të njëanshme, të papërgjegjshme që tregon dhe rithekson gjendjen e tij nervoze dhe lëvizjet që po çojnë në një ndarje dhe sakatim të mëtejshëm të PD, gjithçka me qëllim që ai të mbajë karrigen e kryetarit.
FRPD mesa duket menjëherë i është përgjigjur Lulzim Bashës ku, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se të gjithë do të ftohen të marrin pjesë në Foltoren e Berishës dhe pritet që të rinjtë demokratë nuk do ta njohin vendimin e Bashës.
Do të pritet që Forumi Rinor të mbledhë strukturat e tij drejtuese për të marrë një vendim, si do të veprohet në hapat e mëtejshëm pas një urdhëri të njëanshëm bërë publik nga Lulzim Basha, pa thirrur asnjë strukturë, pa diksutuar me asnjë nivel drejtues të zgjedhur dhe statutor të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili qartazi tani duket se ka dalë hapur kundër Lulzim Bashës dhe qëndrimit të tij në krye të PD-së./ CNA.al
FRPD i përgjigjet Bashës/ Të gjithë në Foltoren e Berishës
Hapet gara për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD/ Kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë
Gazetari Bledian Koka e ka krahasuar kreun e PD, Basha me R...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka zhvendosur sot Foltoren n...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka zhvendosur sot Foltoren n...
Ish-deputeti Mylim Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit ...
Ish kryeministri Sali Berisha ditën e dielë në datën 7 nënto...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorg...
Gazetari Robert Papa ka komentuar rihapjen e hetimeve për Fa...
Ish kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka komentu...
Analisti Artur Zheji ka komentuar ditën e sotme vendimin e G...
Këshilli i Legjislacionit ka vendosur sot t’i drejtohet Komi...
Opozita ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit të Legjislaci...
Almer Toska, gazetar dhe ish-kandidat për deputet nga radhët...
Numri dy i Qeverisë, Arben Ahmetaj, kishte rolin kryesor dje...
Së fundi në hapësirën mediatike shqiptare ka ndodhur “tangoj...
Shtimi i konkurencës ka bërë që këtë vit të ulen në mënyrë t...
Mazhoranca dhe Opozita kanë miratuar sot rregulloren e brend...
Fitimtar Zekthi, që sot vet’quhet Fitim është i dënuar për v...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër Ligjit për Ba...
Pedagogu Ervin Goci ka dalë në mbështetje te “Foltores” të i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...