LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua

5 Nëntor 2021, 12:03, Politikë CNA
Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg

Fitimtar Zekthi, që sot vet?quhet Fitim është i dënuar për veprën penale të mashtrimit me 6 muaj burg.

Zekthi së fundmi është shfaqur duke e mohuar dënimin, me pretekstin se ai dënim është amnistuar. Njësoj siç ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Por, e vërteta, faktuar edhe nga organet e drejtësisë qëndron ndryshe.

Zekthi është dënuar nga Shkalla e Parë në Elbasan dhe  më pas dënimi i tij është vërtetuar edhe nga Shkalla e dytë në Apel.

Gjykata e Apelit në Durrës, me vendimin numër 123, datë 07. 04.2008 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit penal numër 246, datë 03.11.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Fitimtar Zekthi është dënuar me 6 muaj burgim me vendimin nr.246 date 3.11.2003 të Gjykatës Elbasan, për veprën penale të ?Mashtrimit? të parashikuar nga n.143/1 K.Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë me datë 11.02.2004.

Gjykimi dhe dënimi i  Zekthit është bërë në mungesë të tij. Pasi është njohur me vendimin e dënimit të tij për veprën penale të ?Mashtrimit?, i dënuari Fitimtar Zekthi ka kërkuar rivendosjen në afat të ankimit, ndaj vendimit penal nr.246 date 3.11.2003 të Gjykatës Elbasan.

Fitimi pretendon se vendimi për të është shënë përpara 0 vitesh në fakt në apel ka marre formë të prerë vetëm në 2008, pra 13 vite më parë, si dhe nuk ka përfituar nga amnistia sipas vendimit të mëposhtëm.

Kërkuesi Fitimtar Zekthi, ka kërkuar deklarimin e shuarjes së dënimit te dhënë ndaj tij me vendimin nr.246 date 3/11/2003 të Gjykatës Elbasan, duke pretenduar se me ligjin nr.9678 date 13.01.2007 ?Për dhënie Amnistie?, dënimi i dhënë ndaj tij është amnistuar dhe në bazë të n.71 K.Penal, përjashtohet nga vuajtja e dënimit të dhënë nga gjykata Elbasan.

Me vendimin nr.123 datë 7.04.2008 të Gjykates Apelit Durrës është vendosur ?Lënia në fuqi e vendimit nr.246 datë 3.11.2003 të Gjykatës Elbasan?.

Me ligjin nr.9678 date 13.01.2007 ?Për dhënie Amnistie?, në nenin 1 të tij rezulton : ?Amnistohen personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar sipas kreut, VII “PJESA E PËRGJITHSHME” të Kodit Penal (alternativat e dënimit me burgim), personat e dënuar me gjobë, si dhe personat e dënuar me burgim ose dënime më të lehta, të cilëve, në datën 31 dhjetor 2006, u kanë mbetur, pa vuajtur nga ky dënim, deri në 2 vjet, me përjashtim të parashikimeve të nenit 3 të këtij ligji?.

Ndërsa ne nenin 4 të tij rezulton se ; ?Për efekt të zbatimit të këtij ligji, quhen të dënuar: personat e dënuar nga gjykata e shkallës së parë që, brenda afatit ligjor, nuk kanë bërë ankim ose apel në gjykatën e apelit si dhe  personat e dënuar nga Gjykata e Apelit.

Nga administrimi i dosjes gjyqësore me nr.246 vendimi datë 3.11.2003, rezulton se në momentin kur ka hyrë në fuqi ligji 9678 datë 13.01.2007, vendimi me të cilin kërkuesi është denuar nga Gjykata Elbasan me 6 muaj burg për veprën penale të Mashtrimit, nuk ka qenë një vendim i formës së prerë, siç kërkon n.4 i ligjit 9678 datë 13.01.2007, pasi ky vendim ka marrë formë të prerë me vendimin nr.123 datë 7.04.2008 të Gjykatës Apelit Durres.

Në këto kushte, Fitim Zekthi  nuk ka përfituar dhe nuk përfiton nga ligji 9678 date 13.01.2007 dhe në referim edhe të nenit 71 K.Penal ai nuk përjashtohet nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit të marrë me vendimin nr.246 datë 3.11.2003 te Gjykatës, Elbasan./CNA.al

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Lajmet e fundit nga