Connect with Us

Hapet gara për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD/ Kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë

Politikë

Hapet gara për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD/ Kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Kryetari PD Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:

* Oriela Nebiaj

* Hergert Alimerko

* Dario Sejdini

LEXO EDHE:  “Zgjedhjet” në FRPD, një shans i humbur!

* Enkelejda Rica

* Juela Hamati

* Anita Doçi

Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Luftëtarët’ e Berishës dhe Bashës, mes të arrestuarve shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Më datë 6 janar në komisariatin dixhital të policisë  ka mbërritur një foto që tregonte se në godinën e PD-së qëndrojnë njerëz të armatosur.

Komisariati nr. 1 ka nisur hetimet duke mundur të identifikojë 2 nga tetë personat që shfaqeshin në foto, mes tyre sanitarja e Partisë Demokratike dhe shtetasi Rafael Kurti.

Agjentët në terren nuk kanë mundur të zbulojnë armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.

Edhe policia në rrethe ka njoftuar se grupime të ndryshme do të kryenin akte të dhunshme në protestën e datës 8 janar, që ishte thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Sulmi i protestuesve në drejtim të selisë së Partisë Demokratike ka nisur rreth orës 11 e 15 minuta. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se rreth orës 12 e 50 minuta, një person brenda godinës së partisë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu me argumentin se po i rrezikohej jeta.

Pas 10 minutash, deputetet që gjendeshin në godinë kanë njoftuar sërish policinë e cila mori vendimin për të ndërhyrë.



Në total janë arrestuar 34 persona, 23 prej të cilëve kanë qëndruar jashtë godinës së selisë blu dhe 11 të tjerë në ambientet e brendshme.

Burime nga grupi hetimit thanë për Euronews Albania se shtetasit kosovarë të arrestuar me mbiemër Dervishaj kanë deklaruar se nuk kanë qenë në protestë, por pranë një lokali në afërsi të selisë të PD. Megjithatë, raporti i shërbimit të policisë thotë se këta individë kanë qëlluar me sende të forta nga jashtë selinë blu.

LEXO EDHE:  Selami: Ky është pakti i fundit që ne bëmë me Ramën

LEXO EDHE:  Digjet makina e kryetarit të FRPD-së

Në tjetër i arrestuar, nga Maqedonia e Veriut, Xhevair Georgev rezulton në dosjen e prokurorisë si i deportuar nga Belgjika për drogë.

Po sipas dosjes hetimore personat që kanë qenë brenda selisë dhe janë arrestuar si mbështetës së Bashës, si Vendim Demaj, Sokol Ndreu dhe Afrim Deda kanë deklaruar se janë përpjekur të mbrohen, por nga ana tjetër kanë mohuar të kenë dijeni mbi lëndët plasëse që u hodhën nga brenda në drejtim të protestuese.

Brenda godinës janë arrestuar magazinieri Arjan Mezini bashkë me dy persona të tjerë të identifikuar si Alban Peti dhe Stivi Luku. Ata kanë deklaruar se nuk lëviznin dot nga godina pasi kishin frikë. Ardian Myrto, një tjetër nga të arrestuarit, ka deklaruar se ka hedhur vetëm bidonë me ujë ndaj protestuesve.

Në kërkesën e dërguar në gjykatë, prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje për 30 të arrestuar dhe arrest në shtëpi për vetëm 4 prej tyre./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha tradhtoi vullnetin e qytetarëve”/ Manjani: Duhet të shporret nga skena politike

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon Lulzim Bashën se tradhtoi dhe shiti vullnetin e qytetarëve.

Në një intervistë televizive, Manjani tha se politikanët e profilit të Bashës duhet të shporren nga skena politike.

Në vend që të japë llogari, tha Manjani, Basha ka zgjedhur të mbyllet në bodrum e bunker dhe shpërfill vullentin e shumicës.

Unë personalisht nuk ia fal kurrë as në këtë jetë, as në atë jetë, një politikani të tillë që tradhton vullnetin e njerëzve. Nuk më intereson sa korrupsion kja bërë Lulzim Basha me kunatin e tij, i gëzofshin ato, as më duhen fare, ajo që më duhet mua është se ka shitur vullnetin. ngriti një pritshmëri të jashtëzakonshme, i shiti të gjithë, i la në rrugë. Le të ndërtojë pallat edhe te SHQUP-i.



LEXO EDHE:  Protestat e FRPD/ Ja oraret dhe vendet

LEXO EDHE:  Selami: Ky është pakti i fundit që ne bëmë me Ramën

Një politikan i tillë ka aq shumë llogari për të dhënë, saqë nuk do të japë llogari, por mbyllet në bodrum, futet në bunker. Keni parë ndonjë parti bunker gjëkundi? Çfarë standardi është ky? Dua t’i ve kapak kësaj gjëje me Lulzim Bashën si politikan.

Politikanë të tillë duhet të shporren nga skena politike. Lulzim Basha ka kaluar standardin e Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës dhe standardin më të keq të mundshëm të Erion Veliajt.

Ky njeri i ka tejkaluar, është simboli i faktit që e keqja s’ka fund. Këtu unë e kam mbyllur kapitullin me Lulzim Bashën“, u shpreh Manjani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumenti- E financuar nga Erion Veliaj/ Ina Zhupa aksionere tek Kulla e Sahatit

Publikuar

-

Nga

Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës po del në dritë çdo ditë e më shumë.

Deputetë të Lulzim Bashës kanë marrë mbështetje të vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama por edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një nga këto është edhe Ina Zhupa.

Më herët, Zhupa, akuzonte dhe kërcënonte Bashkinë e Tiranës, për leje ndërtimi në qendër të qytetit.

Duke bërë zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, shprehej se leja për ndërtimin e kullës te “Sahati i Tiranës” përveçse ishte klienteliste dhe masakër urbane, ishte edhe në kundërshtim me ligjin.

Por papritur nuk u dëgjua më asnjë zë nga Ina Zhupa. Tre muaj pasi kjo e fundit denoncoi kullën pas sahatit, bashkëshorti i saj Fabian Goçi merr lejën e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.

LEXO EDHE:  Kreu i FRPD flet për herë të parë për lënien jashtë listave/ Rrëfen takimin me Bashën: Më thirri me urgjencë në zyrë

LEXO EDHE:  Përfundon gara për një tjetër emër/ Zgjidhet anëtar i KLGJ me 140 vota

Një dokument zyrtar tregon se Fabian Goçi, burri i deputetes së PD-së Ina Zhupa, rezulton askioner tek kulla pas Sahatit të Tiranës.



Mësohet se Fabian Goçi ka pasur në pronësi 200 metra katror tokë.

Zhupa duhet të tregojë të vërtetën nëse denoncoi që të mos ndërtohej tek sahati apo të merrte vetë leje ndërtimi.

Pra, duket se Zhupa ia ka marrë dorën me kërcënime për interesa personale./CNA.al

Si e financoi Erion Veliaj-Ina Zhupën/ Zbulohet skandali i deputetes së Bashës

 

 

LEXO TE PLOTE