LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“1200 euro shtesë, taksa për çdo qytetar”/ Berisha bën llogaritë, si e fundosi Rama ekonominë

2 Nëntor 2021, 17:02, Politikë CNA
“1200 euro shtesë, taksa për çdo qytetar”/ Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha nga Kamza, ka folur për situatën ekonomike, dhe rritjen e borxhit.

Berisha tha se me marrjen e borxhit, çdo qytetar do detyrohet të paguaj 1200 euro shtesë, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Rama.

?Do ta paguash sa frengu pulen këtë që u ke bërë shqiptarëve. Dije mire!

Të dashur miq, me borxhet që ka marrë e ka cuar Shqipërinë, e ka bërë një çati që mund të bie e të na zë të gjithëve brenda.

E kemi dorëzuar me një borxh 62.6% e morëm, me 58.4 dhe e dorëzuam me 62.

Ja dolëm të dyfishojmë rrogat, të ndërtojme mbi 11 mijë km rrugë, mbi 1300 shkolla e objekte arsimore, qindra ujsjellse e kanalizime, e megjithatë borxhi u rritm 4.3.

Ku jemi sot, borxhi po i afrohet 100% me faturën e fundit.

Çdo qytetar shqiptar do detyrohet të paguaj taksa të pakten 1200 euro shtesë.Ku shkuan këto miliarda që u morën borxh!?/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga