LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga mbledhja e Kuvendit, tek kriza në PD/ Edvin Kulluri flet “pa dorashka”, tregon synimet e tij

2 Nëntor 2021, 15:20, Politikë CNA
Nga mbledhja e Kuvendit, tek kriza në PD/ Edvin Kulluri flet “pa

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri ka komentuar situatën brenda PD si dhe mbajtjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor, ku ai ka shprehur interes për të kandiduar për kryetar.

Në një intervistë për CNA.al, Kulluri duke treguar gjithë angazhimin e tij në strukturat e PD, shprehu bindjen se koha i dha të drejtë për të kandiduar për një post të tillë, duke parë edhe situatën në të cilën ndodhet partia, pas disa humbjesh të një pas njëshme.

Kulluri foli edhe për nismën e PD për vettingun në politikë, për të cilin nga ana juridike shprehur rezervat e veta.

Intervista e plotë:

– Në datën 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi i PD dhe ju keni shprehur kandidaturën tuaj. Kush ishte arsyeja që u çoi në këtë vendim?

Së pari, arsyet e shpalljes së kandidaturës për kryetar të PD janë disa dhe jo një. Më duhet të them që nga viti 1992-1994 që kam qenë në strukturat e forumit rinor të PD, e deri atëherë nga viti 2003 e deri në ditët e sotme bëhen shumë vite aktivitet politik, të cilat më shtynë të mendoj se sistemi i karrierës dhe kontributet duhen respektuar. Duke nisur që nga vetja, pastaj edhe të kolegëve të tjerë.

Së dyti, koha më dha të drejtë. Jam  munduar gjatë gjithë kohës që të qëndroj besnik dhe korrekt principeve për të cilat i jam bashkuar PD dhe për të cilat kam qëndruar dhe kam dhënë kontributin tim në PD, qoftë në opozitë, qoftë gjatë 8 viteve të qeverisjes, për të cilat jam  munduar të jap maksimumin tim, qoftë në kabinetin e zotit Berisha, si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, duke qenë krenar për punën që kam bërë, për mundin, sakrificat, por edhe për shpërblimin e këtij mundi nëpërmjet karrierës që kam zhvilluar. Besoj që edhe në vitet 2013-2017 kam qenë nga njerëzit që jam munduar të luftoj fort për fitoren e PD, dhe shembullin më të mirë e jep fitorja e bashkisë Selenicë në vitin 2015, kur unë isha drejtues politik i fushatës. Këto janë aspektet personale.

Aspekti më i pastër politik, dhe më i rëndësishëm është ai i një beteje 4 vjeçare që kam zhvilluar pa ndërprerje. Duhet ta them shpeshherë edhe i vetëm përballë lidershipit të PD për mënyrën krejtësisht të gabuar  me të cilën është drejtuar PD që nga zgjedhjet e para 4 viteve dhe deri tek vendimi i fundit për pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Jam i bindur që kosistenca, kohezioni i tezave, i qëndrimeve të mia të cilat i kam ndarë bashkë me kolegë të tjerë patjetër si zonja Harxhi, me të cilën propozuam një statut që do të bënte të mundur demokratizimin e PD, por mbi të gjitha do t?i jepte një sens të qartë konservator modern.

Le të themi qëllimeve të PD, nëse do të vinte në pushtet. Janë po ashtu arsye të forta politike dhe mendoj që janë shumë njerëz, me qindra mijëra votues dhe aktivistë të PD të cilët kanë pasur këto mendime si unë. Këta njerëz mendojnë se meritojnë përfaqësinë në drejtimin e PD që nga pozicioni i kryetarit, ashtu edhe në instancat e tjera drejtuese të partisë.

Kështu që kjo garë patjetër që meriton më shumë se një kandidaturë, pra se ajo e zotit Berisha që e shpalli i pari mundësinë për të kandiduar për kryetar të PD, pikërisht për të përfaqësuar këtë frymë,  këtë qëndrim parimor dhe moral të qartë,i cili ka kaluar patjetër edhe përmes shumë tallazesh të kundërshtive, shpeshherë dhe të ashpra të kundërshtarëve tanë dhe aktivistëve të PD,pse jo dhe sulmet krejtësisht të pamoralshme që na kanë ardhur dhe nga lidershipi i partisë për qëndrimet e forta që kam pasuur unë dhe disa kolegë të mirë gjatë 4 viteve të fundit.

– A besoni se pas 11 dhjetorit për PD do të nis një ?epokë e re?, pra largimi i Lulzim Bashës dhe emërimi i një tjetër emri si kryetar i PD?

Përpara se ti përgjigjem pyetjes tuaj se çfarë do të ndodhë pas 11 dhjetorit, në një epokë të re pa Lulzim Bashën, do doja të shprehja ngushëllimet e mia kryetarit të PD Lulzim Basha për humbjen e jetës së babait të tij. Kjo është një ngjarje e rëndë për çdo fëmijë, për çdo familjarë e aq më tepër për një politikan.

Çështja se çfarë do të ndodhë pas 11 dhjetorit është një çështje komplekse. Kjo është pjesa e dytë e historisë që ka nisur me mbledhjen e Kuvendit dhe Foltoret e zotit Berisha, sepse largimi i lidershipit aktual duhet të pasohet patjetër me reformim të thellë dhe serioz të PD. Statuti që kam propozuar me zonjën Harxhi në vitin 2018 ka qenë i mbështetur mbi parime të qarta, të mbështetura tek tradita më e mirë e të djathtës shqiptare, e CDU gjermane dhe e partisë konservatore angleze.

Natyrisht që kanë nevojë të rishikohendhe unë jam  i bindur që në Kuvendin e 11 dhjetorit një pjesë e  mirë e këtyre principeve dhe të tjerave që do mundohem edhe vetë personalisht të kontribuoj, do të kalojnëpër miratim në Kuvend pasi PD ka një nevojë urgjente, ulëritëse për tu reformuar. Nëse pastaj çështja do të reduktohet vetëm tek ndryshimi i kryetarit, unë kam dyshimet e mia dhe prandaj kam marr këtë vendim që të jem një kandidat për kryetar të PD për ta mbajtur të gjallë debatin rreth demokratizimit të partisë që për mua nuk mjaftohet vetëm me ndryshime të kryetarit të partisë, por me sjelljen e PD dhe me sjelljen e liderit të ri në PD.

Emërim të dytë si ai i zotit Basha nuk duhet të ketë në PD. Një sjellje të dytë të bazuar mbi parime krejtësisht të gabuara si ato të katër viteve të fundit, të përshkruara nga një autoritarizë, një arbitrarizëm, nga një personalizim i vendimmarrjeve të PD, do të ishte një gabim total.

– Si i shihni sulmet që dalin nga selia blu ndaj atyre që dalin kundër Lulzim Bashës?

PD është në një moment jo delikat, por egzistencial të saj. Këtu mendoj dhe jam i bindur që përsëritja e gabimeve do të ishte fatale dhe hapja e një rruge të re drejt një modernizimi, një e ardhme fituese akoma më e mbështetur në parime akoma dhe më demokratike, duke u mbështetur në disa çështje themelore të së djathtës, siç është çështja e pronës, e lirive ekonomike, lirive politike, rehabilitimi i plotë i historisë dhe i shtresës së persekutuar, jo vetëm nga ana financiare por mbi të gjitha morale, janë disa principe që ne do të luftojmë fort, por janë edhe një detyrim për lidershipin e ri që tu jap zgjidhje më të mira të mundshme.

Shqipëria ka nevojë që të marr frymë. Ne nuk mund të vazhdojmë më që të konsumojmë marrëveshje pafund tregëtie të lirë me rajonin apo BE pa ruajtur interesat tona ekonomike që janë bërë ekzenciale, nëse shohim edhe shifrat e emigracionit që janë në rritje. Rinia, apo shtresa e mesme e shohin Shqipërinë si një vend që nuk të jep mundësinë për të përparuar dhe këto janë themeli i çështjeve që duhet të zgjidhë PD për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe jo thjesht për të ndërruar kryetarin e partisë dhe emrin e tij.

– A keni një koment për Foltoren e Sali Berishës? Si e shihni lëvizjen e tij në këto momente?

Ne jemi koshientë të paktën Grupimi për PD që Foltorja e zotit Berisha duhej mbështetur dhe e kemi mbështetur. Unë e kam mbështetur që ditën e parë sinjë akt krejtësisht demokratik. Nuk ka demokraci pa debat, pa komunikim, pa pjesëmarrje dhe Foltorja ështëpjesëmarrj, Kuvendi ështëpjesëmarrje. Këto janë parime themelore të një demokracie perëndimore. E kundërta janë vetëm shenja të traditës më të keqe orientaliste, të të bërit politikë, siç ka ndodhur fatkeqësisht tek 4 vitet e fundit. Absolutisht e mbështes, personalisht nuk kam marrë pjesë për shkakun e vetëm se këto çështje që ngrihen në foltore, siç e thash e më lart u kam bërë avokati shumë të fortë  në këto katër vite dhe besoj e kam azauruar kontributin tim në ngritjen e këtyre problemeve.

– Si e shikoni nismën e PD për vettingun në politike?

Propozimi i fundit i zotit Basha dhe bashkëpunëtorëve të tij për vettingun në politikë është një propozim nëpamje të parë i shëndetshëm, por po të hyjmë në detajet e tij, së pari është një propozim që krijon paqartësi të madhe ligjore, dhe mund të krijojë premisa shumë të gabuara për goditjen e personaliteteve politike, për arsye të paqena dhe të pambështetura në ligj.Nuk mund të përjashtohen njerëzit nga politika për një kontakt të zakonshëm dhe të rëndomtë me njërëz që mund të kenë probleme me ligjin të cilat politikani në fjalë nuk ka asnjë dijeni. Më shumë ngjan me praktikat e mbrapshta të gjyqeve popullore të qoftëlargut të regjimit të Enver Hoxhës.

Së dyti, ka njëproblem shumë të madh ligjor me institucionin e hetimit, SPAK i cili ështëorgan hetimor dhe është organ akuze, nuk është ILDKPI apo komision etike në Parlament apo komision mandatesh dhe unë këtu shikoj një injorancë juridike të pashembullt nga lidershipi i partisë në trajtimin e kësaj çështje dhe në trajtimin e këtij propozimi dhe mbi të gjitha arsyeja politike pse është përdorur është për retorikë kundër foltores, Kuvendit dhe 70-80% të PD që është ngritur kundër liderit të saj, Është një flluskë sapuni e cila është shpuar që ditët e para e nuk do ketë asnjë shans që të marrë jetë.

-Pak kohë më parë në PD plasi një skandal, ku doli hapur se Lulzim Basha përgjonte në mbledhjet e grupeve parlamentare deputetët e tij. A mendoni se ka frikë nga të vetët apo i druhet diçkaje tjeter?

Praktika e regjistrimit të mbledhjeve të grupit parlamentar është një praktikë tërësisht e gabuar. Mediat e kanë trajtuar,  sidomos City Neës me të drejtë si një skandal, pasi unë kam vënë re që bisedat dhe sikutimet që janë bërë në mbledhjet e grupit apo edhe në forumet tjera sikryesia kanë rrjehdur në media dhe nuk janë përdorur të themi si një arkivë imbledhjeve të Partisë Demokratike.

Mendoj që regjistrimi i këtyre bisedave është përdorur në mënyrë perverse politike dhe në mënyrë krejtësisht të pamoralshme. Është një gabim i rëndë por që nuk injiston dot asnjë atribut lidershipit të Partisë.Nuk i jep dot asnjë avantazh. Duhet të jemi të qartë se në demokraci, njerëzit janë të lirë sado që të mbyllen hapësirat e diskutimit dhe vendimmarrjes. Nuk jemi në diktaturë ndaj dhe nuk mund të përdoren të njëtat metoda të frikësimit dhe shantazhimit të kundërshtarëve aq më tepër brenda një partie si ajo demokratike që ka rrëzuar komunizmin në Shqipëri dhe jo e kundërta.

– A besoni se ka një marrëveshje Rama-Basha?

Ne kemi folur gjatë për interesat të përbashkëta ekonomike të kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës  dhe ju si media keni qenë në avangard në raport me të gjitha mediat e tjera për denoncimin e përfshirjes së interesave ekonomike pranë kryetarit të Partisë Demorkatike në disa veprime  dhe veprimtari ekonomike shumë të dyshimta.

Natyrisht që fjalori që ka përdorur zoti Basha ndaj Berishës, tashmë dhe Metës dhe mbi të gjitha fjalori që ka përdorur ndaj kundërshatërve të tij brenda në parti duke e qujatur të shitur te Rama apo llumi i shoqërisë nuk janë gjë tjetër vetëm një kamuflim i atyre që kanë bërë vërtetë pazare me opozitarizmin dhe vërtetë kanë bërë marrëveshje të fshehta me pushtetin. Një opozitë që kërkon të vij ënë pushtet nuk mundet të bashkëpunojë me maxhorancën përveçse për ndryshime kushtetuese me interest ë publikut.

Të gjitha bashkëpunimet e tjera që duken qartazi që kanë një sfond inetersash private kanëqenë një tradhti e madhe ndaj opozitarizmit, një tardhti e madhe ndaj demokracisë. Opozita është së bashku me institucionet kushtetuese si gjyakat kuhstetuese, gjykata e lartë, kontrolli i lartë i shtetit,prokuroria, shërbimi informative shtetëror , apo komisionet parlamentare  janë institucione të pavarura  të cilat bëjn ëtë mudnur kontrollin e qeverisë.

Opoizta është maja e ajsbergut , është diamanti që ndriçon  gjithë hirarkinë e institucioneve që duhet të kontrollojnë qevrinë për të mos abuzuar me pushtetin. Në këto pikëpamje të gjitha këto marrëveshje të qarta apo të paqarta mbi tavolinë  apo nën tavolinë kanë dëmtuar në themelin e sistemit të demokracisë në Shqipëri  dhe kjo është arsyeja pse 70 % e sipër e delegatëve të PD kanë vendosur të thërrasin Kuvendin Kombëtar të Partisë për të shpëtuar PD nga kusilingët dhe për t?ia kthyer atë opozitës dhe opozitarizmit në Shqipëri./CNA.al

Lajmet e fundit nga