LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinimi i mësuesve/ Manastirliu publikon shifrat

1 Nëntor 2021, 11:28, Lifestyle CNA
Vaksinimi i mësuesve/ Manastirliu publikon shifrat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së  Komisionit të Shëndetësisë, teksa foli për masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor, ajo pohoi se ka një mbulesë vaksinale prej 90 %,  sa i takon mësuesve.

?Që në datë 13 mars ka filluar vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve. Kemi vijuar jo vetëm me vaksinimin në shkolla,  por gjithashtu dhe me vaksinimin në universitete. Deri më sot janë vaksinuar 28,512 mësues. Kemi një mbulesë të mirë vaksinale përsa i përket vaksinimit me dozën e parë dhe të dytë, mbi 90 % të mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme rezultojnë të vaksinuar me një dhe dy doza?, deklaroi Manastirliu.

Që nga nisja e vaksinimit në vendin tonë janë kryer në total 1,909,861 doza vaksine, ku 891,707 qytetarë i kanë marrë të dy dozat./CNA.al

Lajmet e fundit nga