LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e ish-anëtarit të bandës së Lushnjes/ Zbardhen detaje të reja

19 Tetor 2021, 14:49, Kronika CNA
Vrasja e ish-anëtarit të bandës së Lushnjes/ Zbardhen detaje

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 38-vjeçarit Alban Semaku, ish-anëtar i bandës së Lushnjes, në Peqin.

Sipas burimeve nga Abc News, Semaku dyshohet se është nxjerrë në pritë nga persona që nuk janë identifikuar. Po ashtu raportohet se personi që e ka çuar në vendin që u ekzekutua sipas të gjitha gjasave ka qenë i njohur i tij.

Nuk përjashtohet mundësia që në drejtimin e makinës që dërgoi Semakun pranë lumit Shkumbin të ketë qenë një femër. Në momentin që ka mbërritur në vendin ku u gjet i vdekur, 38-vjeçari është përballur menjëherë me autorët, të cilët dyshohet të kenë qenë të fshehur në shkurret ku u gjet pa jetë.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes por dhe nga dinamika e ekzekutimit dyshohet që viktima ka tentuar të largohet duke kaluar murin por nuk ka mundur.

Kjo vërtetohet nga këqyrja e vendit të ngjarjes ku janë konstatuar njolla të shumta gjaku në një distancë të gjatë, çka bën që grupi hetimor t?i mëshojë këtij variant./CNA.al

Lajmet e fundit nga