LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Një i vdekur dhe një i plagosur

19 Tetor 2021, 05:53, Kronika CNA
Aksident i rëndë/ Një i vdekur dhe një i plagosur

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i Dajçit ?, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga