LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i 38-vjeçarit në Peqin/ Zbardhen detaje të reja nga atentati

17 Tetor 2021, 16:59, Kronika CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 38-vjeçarit Alban Semaku, i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Sipas asaj që raporton Abc News, bëhet e ditur se 38-vjeçari është qëlluar me pistoletë. Ndërkohë në trupin e tij janë gjetur katër predha të kalibrit 9 mm, një në kokë dhe tre në shpinë.

Gjithashtu dyshohet që 38-vjeçari të jetë rrëmbyer në qytetin e Lushnjes dhe më pas është transportuar drejt fshatrave të qytetit të Peqinit, ku edhe u qëllua me katër plumba.

Ndërkohë Alban Semaku nuk ka qenë një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet.

Po ashtu, në vitin 2015, gjashtë muaj pasi ka dalë nga burgu, Semaku u arrestua sërish, pasi ka kanosur me armë zjarri për motive banale një pronar servisi.

Për këtë vepër penale ai është dënuar me 6 vite burg dhe mësohet se ka dalë nga qelia në 6 maj të këtij viti. Ndër të tjera, 38-vjeçari njihej edhe si ish-anëtar i bandës së Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga