LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Agron Gjekmarkaj/ Kthehu Sali Berisha!

20 Shtator 2021, 09:39, Politikë CNA

Agron Gjekmarkaj nën konstumin analistit, para katër vitesh ?ziente? ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Shante, fyente, akuzonte e sulmonte si t?i vinte përmbarë me anë të analizave politike të botuara në shtypin e shkruar.

E gjitha këto duket se i hynë në punë për një gjë Gjekmarkajt. Ai u bë deputet. Basha e futi në lista dhe ai ndërroi pllakën, sharjet dhe akuzat ndaj Bashës dhe kunatit i zëvendësoi me ?lëpirje?.

Dikur i bënte thirrje liderit historik të PD-së , Sali Berishës, që të largonte Lulzim Bashën, të dështuarin siç e quante ai dhe të kthehej në krye të PD dhe Opozitës.

Në një shkrim të datës 13 Korrik 2017, të botuar në gazetën ?Panorama?, Gjekmarkaj me ngulm kërkonte rikthimin e Sali Berishës.

Sipas tij Partia që  Berisha së bashku me elitën e kohës themeloi, rrezikon të shndërrohet në një sigël private që përfaqëson gjithnjë e më pak e që ?shërben? gjithnjë e më tepër.

?Sa më shumë PD shkon drejt pikës së vdekjes, aq më tepër zgjerohet nostalgjia për Sali Berishën dhe gabimet e tij  duken si një vijë e largët në horizont.

Sali Berisha për 13 vjet e mbajti PD-në në pushtet dhe për 10 vjet të tjera u soll si shtet më vete pa e negociuar kurrë pozicionin e vet diktues. 

Sali Berisha nuk ka ikur siç ikin të gjithë politikanët e as ka ndenjur si ndo zot rrinë ata. Ai ka zgjedhur purgatorin, kujdestarin e heshtur e këshilluesin kur pyetet.

 Sot partia që e mbrojti edhe në ditë tragjike, opozita kryesore e  vendit, ecën tehut të rreziqeve asgjësuese, derte këto që kanë të bëjnë me identitetin e saj, por më e rënda gjë që mund t?i ndodhë asaj është marrja nën kontroll nga Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama. Opozita mund ?të blihet? si në Gjeorgji.

 Enigmat mbi marrëveshjen mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, mosdenoncimi nga PD të paktën deri në nivelin e OSBE-së i rasteve të shitblerjes së votës, përkrahja e hapur dhe okulte që dashamirsit e pushtetit po i bëjnë Bashës në fushatën e tij uzurpuese për të rimarrë PD-në pas humbjes katastrofike, shiharetet masturbuese që në fushatë i dërgonin njëri-tjetrit dy liderët, të bën të mendosh se ?djali i mirë? Lulzim Basha po i ofron vendit pas ?Shqipërisë që duam?, pikërisht atë më të rëndën gjë, ?opozitën që duam?. 

Në këtë pikë, Sali Berisha, i cili dukshëm do që të ketë një marrëdhënie me historinë, ka një detyrim. Ai me personalitetin e tij të fortë duhet t?ia marrë opozitën qeverisë dhe t?ia kthejë vendit, jo si kryetar, jo si i pavdekshëm, por si figurë karizmatike që mund ta bëjë këtë.

?.Tani është koha që Berisha këtë revolucion demokratik ta bëjë në Partinë Demokratike për të shpëtuar pluralizmin dhe kthyer opozitën së djathtës e Shqipërisë njëkohshëm dhe menjëherë asaj një garë të vërtetë. Nëse një ditë Basha kthehet kokulur e me lot në sy si plangprishës të cilët i dalin pa vështirësi, pse jo?ta pranojë! Basha si vartës nuk duket keq.

 Come back (kthehu) Sali Berisha për të fundit herë, për pak kohë! Të presë mëshirën e Bashës apo të metaforës së Kunatit për herën tjetër nuk duhet të ketë qenë qëllimi i jetës së tij. Në këtë pikë duhet t?ia ketë zili Ibrahim Rugovës, i cili iku këso bote pa e parë krijesën e vet (LDK) të bastardhuar, forcë e tretë, të nëpërkëmbur nga ?partizanët e rinj?!?, shkruante Gjekmarkaj në vitin 2017./CNA.al

Lajmet e fundit nga