LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situatë kritike në Kosovë/ Dhjetëra pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore

9 Shtator 2021, 12:35, Kosova & Bota CNA
Situatë kritike në Kosovë/ Dhjetëra pacientë në

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se të enjten në spitalet dhe klinkat e Kosovës, janë të shtruar 1.001 pacientë të infektuar me koronavirus.

Prej tyre 78 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 922 po trajtohen ne oksigjenoterapi.

Në dy muajt e fundit, Kosova është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, ku aktualisht janë 22.223 raste aktive.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë tha se janë regjistruar 24 viktima me koronavirus dhe 1.029 raste të reja.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 153.000 raste të infektimit, ndërsa 2.685 përsona kanë ndërruar jetë.

Deri më 8 shtator në orën 15:00 kundër koronavirusit është vaksinuar 18.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Lajmet e fundit nga