LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama konfirmon sërish në detyrë Ballën dhe Spiropalin

27 Gusht 2021, 18:49, Politikë CNA
Rama konfirmon sërish në detyrë Ballën dhe Spiropalin

Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do vazhdojnë të jenë në po të njëjtat poste edhe në mandatin e tretë.

Lajmin e konfirmoi kryeministri Edi Rama gjatë takimit me deputetë të rinj dhe të vjetër të socialistëve.

Kreu i qeverisë i vlerësoi ata për kontributin e dhënë në postet e tyre duke shtuar se detyrat e tyre nuk kanë qenë aspak të lehtë.

 ?Sot është dita për të falenderuar të gjithë deputetet dhe deputetët, anëtarët e kryesisë së Grupit Parlamentar, drejtuesin Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin. Taulanti ka drejtuar grupin me këmbëngulje të spikatur dhe Elisa ka qenë e përkushtuar duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare. Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e tretë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS-së në qeverisje?– tha kryeministri./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga